Lionel Messi është treguar modest pas ndeshjes ndaj Espanyolit ku i shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë.  

Barcelona fitoi në udhëtim te rivali lokal Espanyoli me rezultat të thellë 4-0 në derbin e vlefshëm për javën e 15-të në La Liga.


Në këtë ndeshje lojtari kryesor i katalunasve ishte ylli argjentinas Messi, i cili shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë dhe një tjetër asistoi.

Megjithatë, edhe përkundër këtyre dy golave, Messi u tregua modest në intervistën e tij duke thënë se rëndësi ka fitorja e skuadrës.

Messi Barcelona Espanyol Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Në gjuajtjet e mia të lira, përpiqem të ndjek një ritual dhe gjithmonë përpiqem ta përsëris atë kur të shkon mirë", ka thënë fillimisht Messi.

Lionel Messii e1544310247751 Messi në momentin e golit të dytë personal ndaj Espanyolit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

"Unë isha i saktë në të dyja rastet".

"Ndonjëherë nuk dalin goditjet e mira dhe nganjëherë bën gol".

"Jam i lumtur që kam shënuar, por ajo që ka rëndësi për mua është që skuadra të fitojë", përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

telegrafi sport app