Messi shënoi një supergol për të hapur llogarinë e golave në Ligue 1

Lionel Messi ka shënuar tashmë golin e tij të parë me Paris Saint-Germain në kampionatin elitar francez, Ligue 1.
Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Nantes në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligue 1.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kylian Mbappe (2’), Dennis Appiah (OG, 82’) dhe Messi (87’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Randal Kolo Muani (77’).
Për sulmuesin argjentinas, Messi, ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në Ligue 1, pasi të tre golat e tij më PSG-në kanë ardhur të gjithë në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi ka shënuar një supergol nga rreth 20 metra dhe goditja e tij ishte thjeshtë brilante dhe me shumë klas.
Më poshtë keni golin e parë të Messit në Ligue 1 nga disa pozita. /Telegrafi/
https://twitter.com/MessiMX30i/status/1462115647853371399
https://twitter.com/psgcommunity_/status/1462116270372016128























































