LAJMI I FUNDIT:

Messi: Për sa kohë ka një shans, një fije shprese, ne lutemi për Salan  

Messi: Për sa kohë ka një shans, një fije shprese, ne lutemi për Salan  

Ylli i madh argjentinas, Lionel Messi është bashkuar me korin në rritje të zërave që kërkojnë vazhdimin e kërkimeve për sulmuesin e zhdukur, Emiliano Sala.

Misioni i shpëtimit deklaroi të premten se do të ndal kërkimet pas tri ditësh punë, me sulmuesin e Cardiff Cityt dhe pilotin që supozohet të jenë të vdekur.

Familja e lojtarit ka bërë thirrje që kërkimi të rifillojë, pasi ata ende besojnë në gjetjen e familjarit të tyre.


Kërkimet për aeroplanin e zhdukur që barte sulmuesin Emiliano Sala mbyllen pa rezultat, lojtari dhe piloti mbeten të zhdukur
Lexo po ashtu Kërkimet për aeroplanin e zhdukur që barte sulmuesin Emiliano Sala mbyllen pa rezultat, lojtari dhe piloti mbeten të zhdukur

Shumë figura të njohura të sportit kanë dalë në përkrahje të familjes së sulmuesit argjentinas, i cili vetëm ditën para vdekjes zyrtarizoi transferimin te Cardiffi.

I fundit që i është bashkuar thirrjes për rifillimin e kërkimeve për Sala është ylli i Barcelonës, Messi.

Postimi i Messit në Instagram

“Për sa kohë që ka një shans, një fije shprese, ne kërkojmë dhe lutemi që mos të ndalen kërkimet për Emilianon”.

Motra e lojtarit të zhdukur Sala: Ju lutem mos i ndalni kërkimet, ai është luftëtar dhe nuk dorëzohet
Lexo po ashtu Motra e lojtarit të zhdukur Sala: Ju lutem mos i ndalni kërkimet, ai është luftëtar dhe nuk dorëzohet

“E gjithë forca ime shkon në mbështetjen e familjes dhe miqve të tij. Lutuni për Sala”, ka shkruar Messi në Instagram.

Ndryshe, zhdukja e sulmuesit argjentinas së bashku me pilotin e tij ka prekur shumë të gjithë spektrin futboll-dashës. /Telegrafi/

Piloti i dytë e anuloi në fund fluturimin me Sala, tani konfirmon se është gjallë - Konfirmimi i tij ngjallë shumë pyetje
Lexo po ashtu Piloti i dytë e anuloi në fund fluturimin me Sala, tani konfirmon se është gjallë - Konfirmimi i tij ngjallë shumë pyetje

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori