Messi nuk ndalet për tifozët, për pak sa nuk i shkel me veturë (Video)

Teksa po shkonte për në stërvitje të premtën në veturën e tij Cadillac Escalade, një grup i tifozëve të Barcelonës tentuan ta ndalin yllin për të marrë ca nënshkrime dhe ndoshta për të bërë edhe ndonjë 'selfie'.
Por Messi, ose ishte vonë për stërvitje, ose ishte në nxitim për të bërë nevojën në toalet, pasi që ai jo vetëm që nuk u ndal për ta e madje sa nuk i shkeli me një shpejtësi që sipas mediave spanjolle besohet të ketë qenë 60 km/h.
Tifozët e shokuar është dashur që vet të largohen nga rruga në mënyrë që të mos shkelen nga vetura gjigante e argjentinasit.
Nuk është hera e parë që Messi shfaqet keq në media dhe për sjellje të këqija. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































