Messi ndez atmosferën në duelin ndaj Ronaldos

Është shënuar goli i parë në ndeshjen miqësore ndërmjet yjeve të klubeve saudite dhe Paris Saint-Germainit që zhvillohet në King Fahd Stadium në Riad të Arabisë Saudite.
Rëndësia e kësaj sfide është prezenca e Cristiano Ronaldos në njërën anë dhe Lionel Messit në anën tjetër, që mund të shënojë duelin e tyre të fundit në futbollit aktiv.
Nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur goli i parë në këtë takim, ndërsa realizuesi është emër i njohur – Leo Messi.

Kampioni i botës pranoi një top nga Neymar dhe nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë (3').
Në anën tjetër, nuk mungoi edhe një tentativë e Cristiano Ronaldos, e cila u ndal nga portieri Keylor Navas. /Telegrafi/
https://twitter.com/polo_4p/status/1616122519446077443

Nga
Telegrafi
19/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































