Inter Miami ka shmangur humbjen ndaj Los Angeles Galaxy në xhiron e dytë të elitës së futbollit amerikan MLS.

Leo Messi ka qenë hero i skuadrës së tij me një gol të realizuar në minutën e 92-të pas asistimit nga Jordi Alba.


Por nuk ishte vetëm një asistim i thjeshtë, pasi bashkëveprimi që kanë bërë dyshja i kanë kthyer tifozët në kohën e Barcelonës kur anësori spanjoll dhe sulmuesi argjentinas thjesht ishin të pandalshëm.

Inter Miami 1

Messi dhe Alba bënë sërish një bashkëpunim si te Barcelona dhe rezultoi me gol duke sjell gëzim të madh te Inter Miami.

Goli i argjentinasit është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale ku shumë komentues kanë shkruar se Barcelona e Luis Enriques tani ndodhet në MLS.

Gjithsesi Inter Miami mori një pikë nga udhëtimi në Los Angeles dhe pas dy ndeshjeve ka katër pikë në tabelë. /Telegrafi/

telegrafi sport app