LAJMI I FUNDIT:

Messi më afër largimit se sa qëndrimit te PSG

Messi më afër largimit se sa qëndrimit te PSG

Pas Kampionatit Botëror, gjithçka tregonte se Lionel Messi do të rinovojë marrëveshjen e tij me Paris Saint-Germain dhe çdo ide se ai ishte i destinuar të shkonte në MLS në të ardhmen e afërt u zhduk.

Gjërat mund të kenë ndryshuar dhe sipas gazetarit Gerard Romero, argjentinasi nuk është më i bindur se dëshiron të zgjasë marrëdhënien e tij me klubin francezë dhe kjo hap derën për një lëvizje të mundshme në MLS qoftë në merkaton e ardhshme të verës.

Messi përfundon kontratën e tij me klubin francez në qershor të këtij viti, dhe sipas Romeros, 35-vjeçari është më afër të qenit lojtar i lirë sesa të zgjasë qëndrimin e tij me skuadrën e Ligue 1.


Edhe pse prej disa kohësh çdo spekulim për një lëvizje për argjentinasin e ka lidhur atë me klubet e MLS ku Inter Miami dhe Neë York City FC janë raportuar si destinacione të mundshme për të, ligat e tjera gjithashtu do të ishin të interesuara për ta marrë atë.

Ditët e fundit, u zbulua se nga Arabia Saudite e duan shtatë herë fituesin e Topit të Artë pas vlerësimit të medias që shoqëroi kalimin e Cristiano Ronaldos te Al Nassr.

E gjitha kjo mund të bëhet, pas fitimit të portugezit rreth 200 milionë euro në vit, e që Messi mund të fitojë deri në 300 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Arsenali u refuzua nga një lojtar i kategorisë së dytë në Angli – kjo i dha një goditje të madhe planeve të Artetës

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, Man Utd refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit

Prapaskenat e ditës së fundit të afatit kalimtar, Man Utd refuzoi ofertën e Betisit për dy yjet e ekipit

Premier League
Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Krisje në kampin e Milanit? Leao dhe Hernandez ‘injoruan’ trajnerin dhe bashkëlojtarët

Serie A
Kalo në kategori