Puthja e paharrueshme është momenti kur yjet shkëlqejnë më fuqishëm në qiell, ndërkaq nëpërmjet qiellit shfaqet ylberi i gjatë. Këto momente në detajet e tyre i kanë shënuar shkrimtarët, piktorët, skulptorët, këngëtarët...
Puthja e paharrueshme është momenti kur yjet shkëlqejnë më fuqishëm në qiell, ndërkaq nëpërmjet qiellit shfaqet ylberi i gjatë
Këto momente në detajet e tyre i kanë shënuar shkrimtarët, piktorët, skulptorët, këngëtarët…
Mirëpo, gjithmonë ngelet pyetja, si të bëhet puthja e përsosur dhe çka të bëhet nëse përfundoni me përzierje të gjuhëve me dikë i cili thjesht është i krejtësisht i ngathët? – transmeton Telegrafi.
Bëhuni edhe ju ekspert i puthjeve…
Disa partnerë fillojnë me një puthje të vogël, të butë, për të vazhduar me puthje franceze, dhe më pas e shohin veten që janë duke thithur buzën e poshtme apo të sipërme të njëri-tjetrit. Sidoqoftë, puthja më e përkryer dhe romantike është ajo që ndahet me personin i cili është me të vërtetë i veçantë për ju.
Për adoleshentët është gjithmonë mirë të lexojnë së pari këshillat bazike për puthje pasi që është gur themel për puthje më intime dhe apasionuese. Pasi që puthja e parë është një moment që të dy dëshironi ta shijoni, është më shumë romantike dhe më pak e sikletshme nëse bëhet derisa të dy jeni vetëm.
Një turmë e njerëzve rreth jush sigurisht që nuk do ta shtojnë vlerën e këtij momenti të veçantë. Prandaj pse mos ta merrni partnerin tuaj për një shëtitje dhe të shkoni në një vend ku mund të përfshiheni në një festim intim për dy persona.
Kur shkëndijat fillojnë të fluturojnë, dhe ju dy tashmë jeni duke u puthur, mos i kufizoni puthjet vetëm në buzë. Është më joshëse, dhe romantike nëse e puthni mjekrën, qafën, majën e hundës, faqet dhe madje qepallat e partnerit. Por përveç kësaj, ka edhe këshilla tjera për puthje që secili prej neve duhet t’i ketë ndërmend.
Kujdesuni të keni kundërmim të mirë të gojës. Vemi bast që do të pajtoheni nëse themi që mënyra më e sigurt për të prishur një puthje të përkryer është nëse ju vjen erë e keqe nga goja. Prandaj lani dhëmbët para se të dilni në takim ose mbani me vete një pako me çamçakëz ose mente dhe merrni një pasi që kryeni ushqimin, një gotë birre apo cigaren.
Pastaj provoni ta zgjidhni momentin e përkryer, mos e puthni personin vetëm pse ndiheni ashtu. Koha e duhur për ta puthur personin është kur ju takohen shikimet dhe asnjëri nuk mundet ta largojë shikimin. Po ashtu është mirë nëse prekni buzët me gjuhë para puthjes, sepse buzët pak të njoma e bëjnë puthjen një përvojë edhe më të kënaqshme.
Një këshillë tjetër për puthje që do t’ju përfshijë edhe më thellë është t’i mbyllni sytë para se t’ju takohen buzët. Duke mbyllur buzët ju jep më shumë kënaqësi pasi që ndihmon në pengimin e çfarëdo hutimi. Dhe për të pasur një përvojë të puthjes të cilën do ta mbani në mend sigurohuni që ta hapni gojën tuaj pak derisa e drejtoni në buzët e partnerit. Dhe derisa buzët ju bashkohen, mbani buzët pak të ndara dhe shtypni butësisht mbi buzët e partnerit tuaj.
Tani që e keni lexuar këtë, tashmë jeni të armatosur me këshilla puthjeve që definitivisht do ta bëjnë përvojën tuaj diçka që do ta kujtoni përgjithmonë. Ngulitni në mendje këto këshilla të puthjeve, dhe veproni sipas këtyre kur ta keni mundësinë ta puthni partnerin tuaj. Dhe pa dyshim, do t’u jepni atyre puthjen për të cilën do të mendojnë gjatë gjithë natës dhe do t’i bëjnë të presin me padurim gjërat tjera që vijnë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjatime për shëndetin e shtyllës kurrizore

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
Historiku i racës së qenit Molos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania