Italia do të veshë fanellat e tyre të kaltra për finalen e Euro 2020, ndërsa Anglia do të veshë fanellat e bardha në Wembley Stadium.

Finalja e madhe e Kampionatit Evropian pritet të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.


Tani është konfirmuar se Azzurrët do të luajnë me fanellat e tyre tradicionale të kaltra dhe me pantallona të shkurtra ngjyrë të bardhë.

Në anën tjetër, Tre Luanët do të luajnë me të bardha, pavarësisht se disa i bënin thirrje për të përsëritur finalen e Kupës së Botës së vitit 1966 duke veshur fanella të kuqe.

Anglia 2 1

Kjo është diçka për të cilën tifozët më besëtytë të kombëtares kishin shpresuar, sepse në Euro 2020 deri më tani, Italia ka mundur të gjitha skuadrat, veshja tradicionale e të cilëve është e kuqe.

Ata u nisën duke mposhtur Turqinë dhe vazhduan duke mundur Zvicrën, Uellsin, Austrinë, Belgjikën dhe Spanjën.

Italia 1

Sa për portierët, Gianluigi Donnarumma do të vishet me të verdhë, ndërsa Jordan Pickford me jeshile.

Anglia është gjunjëzuar para çdo ndeshje si gjest anti-racizëm dhe Italia konfirmoi se ata do të bashkoheshin për solidaritet nëse ekipi anglez e kërkon atë.

Kjo kërkesë i është bërë gjyqtarit, kështu që të dy skuadrat do të gjunjëzohen për pak kohë para fillimit të finales. /Telegrafi/

telegrafi sport app