Janë mësuar të gjitha tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll.
Ballkani ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Vëllaznimin, me rezultat 1-0, duke siguruar kalimin tutje.
Një gol për ta prerë biletën për çerekfinale i ka mjaftuar edhe Dukagjinit, që ka shënuar fitore përballë Dinamos në Klinë.
Drita ka fituar pa problem ndaj skuadrës së Ligës së Parë, Rilindjes 1974, me rezultat 3-0.
Ndërkohë, Llapi edhe pse kishte epërsi prej dy golash përmes Ahmed Januzit, nuk ka arritur ta menaxhojë atë dhe në fund ka pësuar humbje nga Trepça’89, pas vazhdimeve, me shifrat 4-3.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 2-2.
Kësisoj në çerekfinale të kupës do të luajnë: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89. /Telegrafi/