Nga: Trygve Slagsvold Vedum, ministër i Financave i Norvegjisë / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Qeveritë në mbarë botën po mendojnë si t’i projektojnë më mirë sistemet e taksave, për t’u siguruar që ekonomitë e tyre të mbeten konkurruese dhe të mbrojnë ambientin, ndërkohë që vazhdojnë të mbledhin të ardhura të mjaftueshme.
Në këtë kontekst, ia vlen të rikthehemi te idetë e Henry Georgeit, ekonomistit politik amerikan të shekullit XIX. Pikëpamjet e tij mbi mënyrën se si përparimi ekonomik mund të sjellë të ardhura të jashtëzakonshme për disa individë në shoqëri – për shkak të qasjes së privilegjuar në tokë ose burime të tjera të përbashkëta – hedhin dritë të çmuar mbi debatin aktual për taksat.
Në fund të shekullit XIX, kur hekurudhat po zgjateshin drejt Perëndimit në ShBA, George vuri në dukje rritjen e jashtëzakonshme të vlerës së tokës si rezultat i vendosjes së linjave hekurudhore. Ai argumentoi se nga kjo duhet të përfitojnë të gjithë, jo vetëm ata që rastësisht zotëronin tokën.
Si politikan, George bëri fushatë për zëvendësimin e të gjitha taksave të tjera me një taksë të vetme mbi qiranë e tokës. Fatkeqësisht, nuk do ta dimë kurrë se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur sukses: ndërsa bënte fushatë për të qenë kryebashkiak i Nju-Jorkut në vitin 1897, ai ndërroi jetë nga një goditje në tru. Por, idetë e tij udhëtuan përtej Atlantikut deri në Evropë.
Qëkur Norvegjia u bë një komb i pavarur në fillim të shekullit XX, konsensusi politik ka qenë që mbarë kombi të përfitojë nga “super” fitimet nga shfrytëzimi i burimeve natyrore. Ky parim u aplikua fillimisht në rregullimin e prodhimit të hidroenergjisë. Më vonë, kur u zbulua nafta në Detin e Veriut, politika energjetike e Norvegjisë kërkoi të sigurojë që një pjesë e konsiderueshme e fitimeve, nga prodhimi i naftës, t’i kthehej shoqërisë në tërësi. Në vitet e fundit, qeveria ka zgjeruar këtë parim duke futur taksën e qirasë mbi burimet për akuakulturën dhe energjinë e erës në tokë.
Mendimi i Georgeit ofron gjithashtu një pikënisje interesante kur merret parasysh mënyra se si duhet të taksohen super-fitimet në nivel global. Në analizën e tij mbi hekurudhat, çështja ishte si të rishpërndahej në mënyrë të drejtë vlera e pjesëve të caktuara të tokës. Në ekonominë globale, nga ana tjetër, super-fitimet mund të lindin kur ndërmarrjet nuk janë të vendosura në një vend të vetëm.
Këto kompani shpesh përdorin të dhëna gjithëpërfshirëse të përdoruesve nga mediat sociale ose nga platformat e tjera digjitale, ose pasuri të paprekshme si patentat ndërkombëtare. Ato përfitojnë gjithashtu nga zinxhirët globalë të vlerës së specializuar. Rezultatet paraqesin një sinergji të rëndësishme, fuqi të konsiderueshme në treg dhe fitime në një shkallë të paprecedentë.
Në një botë të globalizuar dhe të dixhitalizuar, do të na duhet të shkojmë përtej ideve të Georgeit. Nëse ndërmarrjet ndërkombëtare shumë fitimprurëse, që operojnë përtej kufijve, duhet të paguajnë taksa atje ku krijohen të ardhurat, bashkëpunimi ndërkombëtar për taksat është thelbësor. Aktualisht, disa nisma shumë të lavdërueshme shumëpalëshe janë në zhvillim për të zgjidhur këto sfida.
Është gjithashtu e qartë se taksa e vetme e Georgeit ose qasjet e tjera tradicionale nuk do të zgjidhin sfidën e sotme të taksimit të super-fitimeve të gjeneruara nga kompanitë e mëdha shumëkombëshe, me pasuri të lëvizshme, që operojnë në sektorët e teknologjisë ose farmaceutikës. Megjithatë, besoj se shumica e njerëzve do të pajtoheshin se për disa nga këto super-fitime duhet të përfitojnë shtetet që ofrojnë infrastrukturën e nevojshme për të mundësuar krijimin e vlerës nga këto ndërmarrje.
E vetmja mënyrë për ta arritur këtë është përmes bashkëpunimit ndërkombëtar për taksat. Kuadri gjithëpërfshirës i OECD-së dhe G20-ës mbi Erozionin e Bazës Tatimore dhe Zhvendosjen e Fitimeve (BEPS), tashmë ka vendosur themelet për një taksim më të drejtë dhe më efikas të kompanive shumëkombëshe. Një taksë minimale globale prej 15 për qind është zbatuar në më shumë se 50 juridiksione dhe ky numër po rritet. “Shtylla e parë” e këtij kuadri ka potencialin për të adresuar shumë nga sfidat me të cilat përballemi në taksimin e këtyre kompanive.
Po të ishte gjallë sot, George do të na kujtonte se qeveritë duhet të sigurohen që nga super-fitimet duhet të përfitojnë qytetarët. Bashkëpunimi ndërkombëtar për taksat është rruga për ta arritur këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025