Kur dikush ushtron rregullisht, ushqehet shëndetshëm dhe në çdo pikëpamje punon me veten, mendojmë që ai person do të jetojë gjatë.
Megjithatë, shkencëtarët zbulojnë disa shenja krejtësisht tjera të cilat na tregojnë se sa do të jetojmë.
Shikoni shenjat interesante sipas së cilave, pohojnë shkencëtarët, mund të shihni se si qëndroni në shkallën e jetëgjatësisë:
1. Gjatësia e gishtave
Shkencëtarët kanë krahasuar më shumë se 1.500 gishta të meshkujve të sëmurë nga kanceri i prostatës me më shumë se 3.000 meshkuj të shëndetshëm. Duke injoruar anamnezën familjare dhe faktorët tjerë, meshkujt më të vjetër se 60 vjeç që kanë gishtin tregues më të gjatë se gishtin e unazës, kanë për 33 për qind gjasa më të vogla për t’u prekur nga kanceri i prostatës.
Meshkujt më të rinj me gishtin tregues më të gjatë kalojnë edhe më mirë. Tek ata rreziku nga sëmundja është më i vogël edhe për madje 87 për qind.
2. Renditja e lindjes
Edhe pse nuk ka dëshmi përfundimtare, disa studime kanë treguar që djemtë e parë gjatë lindjes janë të ekspozuar ndaj nivelit më të lartë të estrogjenit çka rrit mundësinë e sëmurjes nga kanceri i testiteve. Vëllezërit më të vjetër kanë edhe rrezik më të madh nga sëmurja nga leukemia.
3. Fuqia në duar
Sipas hulumtimit të gjatë madje 25-vjeçar, që ka përfshirë 6.000 meshkuj të moshës prej 45 deri 68-vjeçare, forca apo fuqia në duar ka qenë treguesi më i mirë i asaj se kush do të jetë vital dhe i lëvizshëm në moshën më të vjetër. Hulumtimi ka treguar që ata me duar më të dobëta kanë pasur probleme të shumta shëndetësore se më të fortit.
Edhe në një studim tjetër, i cili ka përfshirë meshkujt dhe femrat më të vjetra, është vërtetuar që forca më e madhe në duar është e lidhur me jetëgjatësinë.
4. Rënia e flokëve
Hulumtimi i shkencëtarëve nga Harvardi dhe Brigham dhe spitali i femrave ka treguar që të qenit tullac dhe humbja serioze e flokëve është i lidhur edhe me rritjen e sëmundjeve të zemrës. Në këtë kontest veçanërisht të prekur janë meshkujt krejtësisht tullacë tek të cilët mundësia e sëmurjes është rritur për 36 për qind për dallim nga meshkujt që kanë flokë.
5. Religjioni
“Nuk e dimë pse, por njerëzit që shkojnë rregullisht në kishë, pavarësisht fesë, definitivisht jetojnë më gjatë”, tha dr. Gray Frase i cili është hulumtues në Loma Linda University School of Public Health. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri