LAJMI I FUNDIT:

​Mesha e Pashkëve, Dodë Gjergji: Ftoj të gjithë që të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen

​Mesha e Pashkëve, Dodë Gjergji: Ftoj të gjithë që të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen

Të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen, dhe të lutemi për paqe në botë, për të gjithë ata njerëz që sot janë duke vuajtur nga lufta, siç kemi vuajtur edhe ne dikur”. Kështu tha Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve, në meshën e mëngjesit në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Imzot Dodë Gjergji duke uruar të gjithë besimtarëve katolikë Pashkët, lutet që princi i paqes të shërojë zemrat e të gjithë njerëzve, që të munden të dëbojnë urrejtjen prej zemrës së tyre, të mos ketë më luftëra dhe vdekje të panevojshme, por të jetojnë në paqe dhe harmoni.

“Është në të vërtetë një moment i bukur, që të bashkë ndajmë harenë dhe gëzimin dhe vullnetin tonë për paqe dhe për dashuri, me të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë vend duke i ftuar të gjithë që të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen, dhe të lutemi për paqe në botë, për të gjithë ata njerëz që sot janë duke vuajtur nga lufta, siç kemi vuajtur edhe ne dikur. Dashtë Zoti që princi i paqes të shërojë zemrat e të gjithë njerëzve, dhe ata të mund të dëbojnë urrejtjen prej zemrës së tyre dhe të përqafojnë Krishtin, bile porosinë e tij për paqe, që të mos ketë më luftëra dhe vdekje të panevojshme, por njerëzit të mund të jetojnë në paqe dhe harmoni”, thotë Dodë Gjergji.


Besimtarët katolikë presin të dielën e Pashkës, e cila njihet ndryshe si Dita e Ringjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori