FC Prishtina ka marr një fitore të madhe ndaj SC Gjilanit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 11-të të Superligës.

Por fitorja nuk iu ka dhënë vetëm gëzim prishtinasve, pasi mesfushori kryesor i ekipt, Albin Krasniqi, ka thyer këmbën.


“Mesfushori i skuadrës sonë, Albin Krasniqi, e ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit”.

“Albini ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë dhe pas ekzaminimeve të bëra sot, është konstatuar se do t'i mungojë fushave për rreth dy muaj”.

396927793 939322884500378 4214168152395053154 n

“Me shpresën se do ta kalojë këtë periudhë me forcë dhe qetësi ashtu siç është në fushë, FC Prishtina duke i qëndruar afër në çdo moment, i dëshiron shërim të shpejtë.  Forca Albin, të presim më të fortë!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Prishtina pas fitores nga Gjilani ka përforcuar pozitën e katërt, pasi tani ka 16 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app