Shtëpia e futbollit evropian (UEFA) në profilin e saj zyrtar në Twitter për Ligën e Evropës në mëngjesin e sotëm ka postuar një mesazh të pamatur ku u ka uruar të gjithëve, për ndeshjet e sotme, “një të enjte të lumtur”, por që është fshirë shpejt për shkak të reagimit të ashpër të publikut pas luftës që po ndodh në Ukrainë.
Synimi i UEFA-s ishte padyshim që të rikujtonte një sërë ndeshjesh atraktive që po luhen sot, ku skuadrat në këtë garë do të kërkojnë një vend në fazën tjetër.
Mirëpo UEFA kanë hasur në reagimin e ashpër të publikut dhe shumë shpejt e kanë fshirë mesazhin, por nuk ka kaluar pa u vënë re nga shumë media evropiane, të cilat e kanë cilësuar këtë veprim si skandaloz.
Uefa delete ill-timed ‘happy Thursday’ tweet amid furious backlash after Russia’s invasion of Ukrainehttps://t.co/ZLlJx58Kuy
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) February 24, 2022
Të paktën, mesazhi ishte i papërshtatshëm, siç dëshmohet edhe nga fakti se mesazhi u fshi shpejt.
Kujtojmë gjithashtu se presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka thirrur për nesër një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit Ekzekutiv të UEFA-s me rastin e pushtimit rus në Ukrainë.
The Europa League account were quick to delete the ill-advised tweethttps://t.co/HZLpyChs6y
— talkSPORT (@talkSPORT) February 24, 2022
Në takim, drejtuesit e kësaj organizate duhet të diskutojnë për situatën e re në Evropë, dhe me gjasë të përcaktojnë vendin e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, duke qenë se është planifikuar të luhet më 28 maj në Shën Petersburg./Telegrafi/