LAJMI I FUNDIT:

​Mesazhi i Myftiut Tërnava për Fitër Bajram: Lutem që në familjet tona kjo festë të sjellë ngrohtësi e harmoni

​Mesazhi i Myftiut Tërnava për Fitër Bajram: Lutem që në familjet tona kjo festë të sjellë ngrohtësi e harmoni

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dha të enjten mesazhin me rastin e festës së Fitër Bjaramit. Ai potencoi se nga muaji i Ramazanit besimtarët do të dalin më të dëlirë, më human e më të afërt me njëri-tjetrin. Tërnava tha se porositë e muajit të Ramazanit duhet të shoqërojnë besimtarët edhe në muajt e tjerë.

Tërnava u shpreh se sonte në kohën e iftarit, besimtarët myslimanë mbyllin agjërimin e muajit të Ramazanit, gjatë të cilit, siç tha, me përkushtim, bindje e devotshmëri, besimtarët kryen një nga kushtet themelore të besimit islam.

Ai tha se agjërimi i muajit Ramazan është adhurim, të cilin besimtari e kryen vetëm për hir të krijuesit.


“Gjatë një muaji të tërë ishim sikur asnjëherë tjetër bashkë në adhurime, falje e lutje. Ishim bashkë në syfyre e iftare… Treguam solidaritet, mbështetje, respekt e dashuri…Ramazanin po e përcjellim të lumtur që krijuesi na e dha mundësinë t’i përjetojmë nimetet e tij e nesër krenarë e faqebardhë, me familjet tona festojmë festën e Fitër Bajramit…Fitër Bajrami është festa më popullore që prek të gjitha moshat dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë”, tha ai.

Myftiu Tërnava u shpreh se jemi të sigurt se nga muaji i Ramazanit besimtarët do të dalin më të dëlirë, më human e më të afërt me njëri-tjetrin, më solidarë e më të fisnikruar.

Ai tha se porositë e muajit të Ramazanit duhet të shoqërojnë besimtarët edhe në muajt e tjerë.

“Nimetet e mësimet e porositë e muajit të bekuar Ramazan duhet të na shoqërojnë edhe në muajt e tjerë, e para prej tyre është kujdesi ndaj familjes, ruajtjes së saj si dhe rritës dhe edukimit të drejtë të saj. Vetëm një familje e shëndoshë dhe e edukuar mirë është themeli për një komunitet e shoqëri me vlera e parime fisnike.”, tha ai.

Myftiu Tërnava tha se është obligim i yni që Kosovën ta ndërtojmë dhe ta bëjmë më prospektive. Ai u shpreh se braktisja e vendit nuk është zgjidhja e duhur siç tha ,ai nga të rinjtë dhe ekspertët tanë.

Në natën e madhe të Bajramit, Tërnava luti Zotin për mirësi, begati, paqe e harmoni.

“Dashtë Zoti që vendi ynë me angazhimin tonë të bëhet vend ku jetohet e punohet me dinjitet. Vëllezër dhe motra, në këtë natë të madhe, në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, lusim Zotin për mirësi, begati, paqe, harmoni, larg zënkave e konflikteve, sherreve e egove të dynjasë. Duke iu uruar e përgëzuar, lutem që në familjet tona festa e Fitër Bajramit të na sjellë ngrohtësi, dashuri, harmoni e lumturi. Agjërim, lutje e ibadete të pranuara!”, shtoi ai.

Muaji më i rëndësishëm i besimtarëve myslimanë, Ramazani do të përfundojë ditën e enjte, më 20 prill 2023. Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 21 prill.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori