Mesazh i qartë për rivalët: Luis Diaz paralajmëron dominim me Bayernin

Sulmuesi Luis Diaz ka zbuluar objektivat e tij pas mbërritjes te Bayern Munich, duke e bërë të qartë se suksesi personal dhe ai kolektiv janë prioritetet kryesore.
Diaz befasoi të gjithë në verë kur kërkoi largimin nga Liverpooli, për t’iu bashkuar Bayern Munichut në një marrëveshje mbi 80 milionë euro.
Që prej kalimit te gjiganti gjerman, Diaz ka shkëlqyer duke e fituar vendin titullar si dhe ndihmuar klubin me gol e asistime, megjithatë për të ky është vetëm fillimi.
“E jap maksimumin për të shënuar shumë gola dhe për të dhënë asistime. Sa do të jenë, është në dorë të Zotit. Por mbi të gjitha, dua të fitoj çdo kompeticion me ekipin”.

Në tetë paraqitje deri më tani në fanellën “bavarezze”, Diaz ka regjistruar katër gola e tre asistime.
Falë këtyre paraqitjeve, Diaz po merr edhe lëvdata nga bashkëlojtarët, si Joshua Kimmich, i cili deklaroi së fundmi: “Është shumë i pasionuar për futbollin, duket sikur nuk po lodhet fare”.
“Gjithnjë e do topin, luan përpara dhe thuajse kurrë s’e humb posedimin. Po bën vërtetë mirë”.
Përndryshe, Diaz të martën rikthehen në “aksion” në kuadër të Ligës së Kampionëve, si mysafir i Pafos./Telegrafi/


















































