Aleanca Kosovare e Bizneseve publikoi (AKB), hulumtimin “Nevojat e Tregut të Punës” ku pasqyrohen të gjeturat e trendit të ndërmarrësisë vendore dhe të huaja 2000-2016, trendi i punësimit 2006-2016, trendi i remitencave 2008-2016, trendi i investimeve të huaja 2008-2016 e gjetje tjera.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha hulumtimi i tregut të punës do të ndihmojnë politikbërësit për marrjen e vendimeve dhe hartimin projekteve në të ardhemen.
Sipas tij, hartimi i politikave të punësimit, arsimit dhe aftësimit profesional në tregun e punës pa informata cilësore dhe pa një studim të mirëfilltë shkencore të tregut të punës, nuk do të sjell rezultatet.
AKB-ja, në vazhdimësi sikurse viteve tjera edhe gjatë këtij viti është duke realizuar hulumtimin e nevojave në tregun e punës. Ky hulumtim është duke u mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Synimi kryesor i këtij hulumtimi ishte identifikimi i nevojave në tregun e punës.
Hulumtimi është zhvilluar në gjithë territorin e Kosovës ku janë anketuar 1200 biznese apo 10 për qind e mostrës së përzgjedhur.
“Gjetjet, tregojnë se numri i përgjithshëm i të punësuarve nga vitit 2006 deri në fund të vitit 2016 ka arritur shifrën prej 317 mijë e 188 persona. Mesatarisht 12 mijë persona punësohen në çdo vit”, tha Shahini.
Sa i përket regjistrimit dhe mbylljes së bizneseve nga viti 2000 deri më 2016, mesatarisht çdo vit hapen më shumë se 8 mijë biznese të reja, ku vetëm më 2016 janë regjistruar më shumë se 10 mijë biznese të reja.
Ndërsa mbyllja e bizneseve vendëse po ashtu ka rritje, ku vetëm më 2016 ka arritur shifrat prej 2 mijë e 328 ndërmarrje të mbyllura. Krahasuar me vitin 2015 është shënuar rritje prej 8.14 për qind. Pra 4 400 biznese janë mbyllur për dy vjet.
Rritja e regjistrimit të bizneseve të huaja në Kosovë ka një trend pozitiv. Vetëm në vitin 2016 janë regjistruar 674 biznese të huaja, krahasuar me vitin 2015 ka një rritje për 41.9 për qind. Ndërsa mbyllja e bizneseve të huaja në proporcion me regjistrimin paraqet shifra të ulëta. Realisht një rritje më e theksuar ishte në vitin 2016, ku janë mbyllur rreth 50 biznese të huaja, në krahasim me vitin paraprak ka rritje të mbylljes së për 16.3 për qind.
Shkaqet kryesore të mbylljes së bizneseve janë kryesisht politikat fiskale jo adekuate me 15 për qind, mungesa e subvencioneve nga donatorët me 12 për qind, normat e interesit bankar të larta me 11 për qind, energjia e shtrenjtë me 10 për qind si dhe informaliteti dhe konkurrenca jo fer me 9 për qind.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se trendi i remitencave më 2016 ka arritur 691 milionë euro apo krahasuar me një vit më herët është për 3.5 për qind më shumë. Sipas tij, gjatë pesë viteve të fundit shihet se mesatarisht hynë rreth 620 milionë euro në baza vjetore.
“Sa i përket investimeve të huaja direkte nga viti 2008-2016, shihet se më 2015 ka një tregues mjaft pozitiv e cila krahasuar me vitin paraprak ka shënuar rritje për më shumë se 103 për qind, duke mbërritur shifrën në 308.8 milionë euro, por përsëri me një rënie të lehtë në vitin 2016 duke rënë në 215.9 milionë euro apo për 30 për qind. Pra mbi 92 milionë euro janë investimet të huaja në Kosovë më pak në vitin 2016”, theksoi ai.
Agim Shahini, tha se investimet e huaja direkte në Kosovë 2008-2016 sipas sektorëve prijnë me 60 për qind në patundshmëri.
Kurse Skender Reçica, ministër i Punës e Mirëqenies Sociale, e vlerësoi shumë të rëndësishëm hulumtimin, ku të gjeturat e tij do të inkorporohen në hartimin e politikave dhe punë
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së tregoi të gjeturat e hulumtimit, ku tregu i punës përballet me mjaft sfida. Në njërën anë, numri i vendeve të lira të punës vazhdon të rritet, me këtë rritje po shfaqen problemet ku shumë biznese në vazhdimësi ankohen për një ofertë jo adekuate, jo profesionale dhe me shkathtësi e kompetenca të dobëta të fuqisë punëtore.
“Vendet e lira të punës kryesisht shkojnë përmes shpalljeve të ndryshme, mirëpo pastaj ato regjistrohen një pjesë nga Shërbimi Publik i Punësimit si dhe institucionet jopublike të punësimit (sektori privat i ndërmjetësimit në punësim) të cilat synojnë të ndërmjetësojnë kërkesën me ofertën e punës, duke shërbyer në të njëjtën kohë te papunësuarit dhe punëdhënësit”.
Numri i të punësuarve kryesisht është i koncentruar në sektorin e tregtisë me më shumë se 30% dhe në sektorin e prodhimtarisë afërsisht me 13%. Këta dy sektor absorbojnë më shumë se 40% e të gjithë të punësuarve.
Ajo tregoi edhe për mënyrat e punësimit të stafit, ku tha se kryesisht mënyra më e shpeshtë në plotësimin e vendeve të lira të punës mbetet përmes shpalljeve me 42 për qind dhe si mënyrë e dytë është përmes të afërmeve ose miqve me 33.7 për qind, ndërsa përmes shërbimeve publike të punësimit me vetëm 14.7 për qind.
Problem kryesor tek shumica e bizneseve të intervistuara është mungesa e stafit profesionistë për vende pune, gjegjësisht stafit i mungojnë shkathtësitë bazike profesionale dhe më shumë pak kompetenca. Numri më i madh i vendeve të lira të punës që janë gjetur gjatë hulumtimit vjen nga sektori i ndërtimtarisë me 19.9 për qind. E vende të lira të punës i referohen më së shumti profesionit të rrobaqepësisë me vende të gjetura me 15 për qind, pastaj asistent të shitjes në dyqane me 12 për qind, mandej punëtorët për ruajtjen e frutave dhe perimeve e të ngjashme me 7 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Zbritjet më të mëdha të vitit po vijnë në Dukagjini Bookstore – Black Friday që nuk duhet ta humbisni!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje