LAJMI I FUNDIT:

Mertesacker: Besoj te grupi, kemi mjaftueshëm lojtarë

Mertesacker: Besoj te grupi, kemi mjaftueshëm lojtarë

Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, ka folur për skuadrën e londinezëve këtë sezon dhe ka thënë se është shumë i kënaqur me grupin.

Shtatlarti gjerman i cili është i lënduar ka thënë Topçinjtë këtë vit kanë një skuadër të re dhe ai pret shumë nga kjo.

“Besoj shumë të grupi dhe mendoj se kemi ndërtuar diçka të mirë gjatë viteve të fundit që kam qenë unë këtu”.


“Kur jam jashtë, ne kemi pasur mjaftueshëm lojtarë për t’u rritur. Kemi mundësi të mëdha”.

“Kemi shumë shembuj se si lojtarët e rinj janë rritur, kanë mbushur zbrazëtirat dhe tani janë të rregullt”, ka thënë Mertesacker. /Telegrafi/