Komisioni disiplinor ka marrë vendim që të ndëshkojë Federico Chiesan me një ndeshje mos lojë pas kartonit të kuq ndaj Crotones.

Mesfushori bëri debutimin e tij te Juventusi, duke asistuar në golin e Alavro Moratas, para se të përjashtohet nga ndeshja që u zhvillua në stadiumin Ezio Scida.


Në anën tjetër, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim që të ndëshkojë edhe portierin e Torinos, Vanja Milinkovic-Savic me gjobë dhjetë mijë euro dhe me një ndeshje mos lojë për ndeshjen që e humbën 3-2 ndaj Cagliarit.

1602965866

Raportimet e mediave në Itali bëjnë të ditur se 23-vjeçari i ishte afruar fushës në mënyrë arrogante dhe të pasjellshme nga banka rezervë.

Kjo gjë më pas pasoi me ndëshkimin e tij me dhjetë mijë euro dhe me një ndeshje mos lojë.

Në anën tjetër, Juventusi nuk do të mund të llogarisë në Chiesan për takimin që e zhvillojnë ndaj Veronas. /Telegrafi/

telegrafi sport app