LAJMI I FUNDIT:

Merren vesh detajet e HTC Desire 830!

Merren vesh detajet e HTC Desire 830!

Kohëve të fundit, HTC ka nisur modelin e ri të telefonit të saj HTC 10, ndërsa tani kompania tajvaneze është duke u bërë gati për të nisur një tjetër pajisje, HTC Desire 830.

Fotot dhe specifikimet e modelit të ri HTC Desire 830 janë zbuluar, por modeli i ri i telefonit do të vijë me ekranin prej 5.5 inç në Full HD me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Desire 830 do të mundësohet nga procesori i MediaTek MT6753 octa core në 1.3GHz dhe do të vijë me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë për ruajtje, plus portin për microSD.


Siç mund të shohim nga fotot, HTC do të ofrojë disa opsione ngjyrash të ndryshme në modelin e ri HTC Desire 830.