Mbi 400 vrapues pritet të marrin pjesë në garën më të madhe të shtigjeve në Prishtinë, që këtë vit bashkon sportin, natyrën dhe aktivizmin ambientalist në një ditë të vetme. 

Pjesëmarrja në këtë garë, do tua shtojë pikët ndërkombëtare, pasi sipas Prishtina Trails: “Garat tona janë të certifikuara nga UTMB Index dhe ITRA, dhe për secilin nga ju që e përfundoni garën, do të fitoni edhe pikë të vlefshme ndërkombëtarisht!”. 


Prishtina Trails, ngjarja më e madhe e vrapimit malor në Kosovë, rikthehet më 4 maj 2025 në Parkun e Gërmisë duke hapur zyrtarisht regjistrimet për edicionin e saj të 7-të. 

Kjo garë, tashmë pjesë e kalendarit sportiv rajonal, organizohet nga X-Trailers, një ekip i përkushtuar që promovon jetesën aktive dhe vrapimin në natyrë. 

Me tre distanca konkurruese – 47 km ULTRA, 23 km EDGE dhe 10 km CLASSIC – Prishtina Trails ofron një përvojë të plotë për të gjithë: nga garuesit profesionistë deri tek ata që për herë të parë provojnë sfidën e shtigjeve malore. 

Afati për regjistrim është deri më 28 prill dhe kanë mbetur edhe pak kohë që këtë ta realizon. 

Për tu regjsitruar klikoni këtu. 

Po ashtu medaljet do të jenë unike, të punuara me kapakët e shisheve, ku tashmë shumë shkolla dhe fëmijë kanë dorëzuar kapakët e mbledhur.  

Prishtina Trails bashkohet për herë të parë me ngjarjen globale të bamirësisë Red Bull Wings for Life World Run – një garë unike ku të gjithë vrapojnë për ata që nuk munden. /Telegrafi/  

telegrafi sport app