LAJMI I FUNDIT:

Merr fund ‘lufta’ për numrin 19 te Milani, i takon Bonuccit

Merr fund ‘lufta’ për numrin 19 te Milani, i takon Bonuccit

Shpesh në futboll futbollistët fiksohen pas një numri fanelle, për fat apo për ndonjë arsye tjetër.

Kjo vlen edhe për dy futbollistë të Milanit, Kessie dhe Bonucci, të cilët për koincidencë janë shumë të lidhur me numrin 19.

Kessie mbërriti i pari te Milani këtë verë dhe mori numrin 19, që ishte i lirë, por Milanin e zuri halli kur mori Bonuccin, i cili mban të njëjtin numër.


Në media u fol edhe hatër mbetje të Kessiesë, i cili refuzonte ta lëshonte numrin, por duket se tashmë është dorëzuar, me të mirë a me të keq.

Bonucci është prezantuar zyrtarisht në Kinë dhe ka folur edhe për çështjen e numrit.

“Kam ardhur te Milani me përulësi dhe jam futur në grup në majë të këmbëve, nuk është e vërtetë që kam pasur probleme me Kessien”.

“Kam biseduar me të dhe kemi rënë dakord, e falënderoj që ma dha numrin 19, pasi është një numër tepër i rëndësishëm për mua, ka një peshë të veçantë në lidhje me momentet e vështira që kam përjetuar në jetë dhe në karrierë, ndaj e falënderoj sërish Kessien, është një djalë inteligjent dhe një investim i madh për klubin”, deklaroi Bonucci. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori