LAJMI I FUNDIT:

Merko drejt fitores së radhës në Strugë

Merko drejt fitores së radhës në Strugë

Komuna e Strugës është një ndër 44 komunat ku është votuar në rreth të dytë ndërsa për kryetarin e komunës kanë garuar Ramis Merko nga BDI dhe Idri Istrefi nga ASH/AA. Rezultet janë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me 80,31% të votave të numëruara, me 10.927 vota është në avantazh kandidati i BDI-së, Ramis Merko, kundrejt Idri Istrefit të ASH-së me 9.492 vota.

Në këtë komunë dalja ka qenë 42,38%, apo 26.015 qytetarë që kanë votuar, nga 61.437 gjithësejt me të drejtë vote.


Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë./Telegrafi/