LAJMI I FUNDIT:

Merkel kundër Macron: Zgjerimi i BE-së do vazhdojë me vendet që aspirojnë

Merkel kundër Macron: Zgjerimi i BE-së do vazhdojë me vendet që aspirojnë

Pak ditë më parë Presidenti i Frnacës, Emmanuel Macron, është shprehur se pa kaluar reformat e thella në Bashkimin Europian, ai do të pengonte çdo përpjekje të zgjerimit të bllokut.

Por deklarata e tij është kundërshtuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel, e cila u shpreh se BE nuk duhet të heqë dorë nga negociatat e anëtarësimit me vendet aspirante.

“Ndaj të njëjtin këndvështrim me presidentin Macron se BE duhet të përmirësojë mekanizmat e tij, por nuk e shoh këtë si një argument për të braktisur negociatat e anëtarësimit”, deklaroi kancelarja Angela Merkel nga samiti i Poznanit në Poloni.


Kujtojmë që vendet anëtare të BE-së nuk ranë dakord për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lidhur me këtë çështje Merkel është shprehur: “Pres me optimizëm vendimin e vjeshtës”.

Në të njëjtën linjë me kancelaren gjermane ka qenë dhe komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, i cili është shprehur në mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Këtu është në lojë besueshmëria e BE-së. Nuk duhet të krijojmë vakume në rajon, që mund të mbushen nga konkurrentët tanë si Rusia, Turqia dhe Kina”, tha Hahn.

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori