LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Alarmante masat shtrënguese kundër lirisë së shtypit në Turqi

Merkel: Alarmante masat shtrënguese kundër lirisë së shtypit në Turqi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i cilësoi si alarmante masat shtrënguese të marra nga pushtetit turk kundër medias duke theksuar se kjo do të luajë një rol qendror në negociatat mbi kërkesën për anëtarësimin në BE të vendit euro-aziatik.

“Për sa i përket Turqisë, fakti që kjo e mirë e vlefshme që është liria e shtypit dhe liria e opinionit të limitohet në mënyrë të vazhdueshme është për mua si dhe për të gjitha qeveritë në pikën më alarmante”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi.