LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express hap dyqanin e 33-të, kontribuon për banorët e lagjes (Foto)

Meridian Express hap dyqanin e 33-të, kontribuon për banorët e lagjes (Foto)

Tashme është emër i njohur… Për shumë banorë të lagjeve në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë e Mitrovicë është bërë si shtëpia e tyre e ushqimeve. Ky është emri i “Meridian Express”, rrjeti i dyqaneve model i cili përveç cilësisë së produkteve dhe shërbimeve po i jep pamje tjetër edhe lagjeve me dyqanet e saj moderne dhe me shumë me stil. Deri tani i shtrirë në 33 lagje në shtatë qytete të Kosovës.

IMG_8488

Meridian Express tani “N’derë t’shtëpisë” i ka shkuar edhe banorëve të lagjes Dardania në Prishtinë – me formatin e ri të inkuadrimit të Kuzhinës Meridian (Meridian Kitchen) dhe Buka Bakery, ku konsumatorët mund të blejnë produkte nga më të ndryshmet – sallata të freskëta, pulë të pjekur, pasta e perime dhe shumë produkte tjera.

13241588_639340746213482_729250682_o

Por para se të hapë dyqanin e saj në këtë lagje, Meridian Express e ka dëshmuar se aty ku zgjerohet nuk shkon thjeshtë vetëm për të bërë biznes por e dëshmon se është komshi i mirë dhe sikur qe bëjnë korporatat e mëdha në vendet e zhvilluara, edhe Meridian Express investon në komunitet.

Dardania-4

Në lagjen “Dardania”, Meridian Express ka investuar në fasadat e banesave dhe hapësirat gjelbëruese për t’i dhenë një pamje me të bukur kësaj lagje.
Menaxherja e Meridian Express, Besa Osmani ka treguar se para se të hapet marketi në lagjen “Dardania” janë konsultuar me banoret e lagjes dhe kanë ardhur në përfundim se aty ka nevojë për më shumë hapësira gjelbëruese dhe fasadim të banesave të vjetruara.

Ajo me pas ka treguar se rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express, është prezent në shtatë qytetet kryesore me gjithsejtë 33 dyqane, i njohur me moton “N’derë t’shtëpisë”, që nga themelimi i saj nuk ka kursyer kontributin e saj në përmirësimin e mirëqenies sociale për komunitetin.

13227988_808565426576_1457370005_n IMG_9032

“Duke pasur si qëllim të kursej kohën e çdo konsumatori dhe t’ju dërgoj ofertën më të avansuar në treg përmes ofrimit të produkteve të freskëta, ambientit të këndshëm për blerje si dhe ofrimin e një shërbimi miqësor ndaj secilit konsumator, me datë 16 maj, Meridian Express hapi edhe marketin e 33-të me radhë, në lagjen Dardania në Prishtinë.

Kështu, kompania Meridian Express, zotohet që edhe më tutje do të punojë me përkushtim maksimal në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tregut dhe krijimin e vlerave pozitive për secilin konsumator”, ka thënë Besa Osmani e Meridian Express. /Telegrafi/

IMG_9059

Artikull i sponzorizuar