Pavarësisht fluksit të madh të bashkatdhetarëve, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për pushime në Kosovë, në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje nuk ka pritje të mëdha për të hyrë në vendin tonë.
Për dallim nga vitet paraprake, kur në këtë periudhë kohore krijoheshin kolona të gjata të automjeteve dhe pritje me orë të tëra për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare me Serbinë, në dhjetë ditët e para të korrikut nuk janë regjistruar pritje të gjata.
Në bazë të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 21:57, në pikën kufitare me Serbinë në Jarnije është regjistruar pritje më e gjatë për të hyrë në Kosovë, prej 20-30 minuta dhe kolona e automjeteve deri në 70 metra, raporton Telegrafi
Ndërsa ,në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh, për të hyrë në Kosovë pritet deri në 15 minuta, kurse në Merdare deri në 10 minuta.
Pritje deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë janë regjistruar dhe në vendkalimet me Maqedoninë Veriore në Han të Elezit dhe në vendkalimin me Shqipërinë, në Vërmicë.
Mediat raportojnë se kolona të gjatë të automjeteve, me mërgimtarët që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore, janë parë në kufirin Kroaci-Serbi.
Ndryshe, një numër i madh i mërgimtarëve po vijnë për pushime në Kosovë përmes linjës ajrore. Vetëm gjatë ditës së djeshme (e premte) në Aeroportin e Prishtinës kanë ateruar 50 aeroplanë.
Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?