LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Vojvoda ndihet krenar pasi u zgjodh lojtari më i mirë i vitit 2020 në Kosovë

Mërgim Vojvoda ndihet krenar pasi u zgjodh lojtari më i mirë i vitit 2020 në Kosovë

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur pasi u zgjodh lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2020.

Vojvoda është zgjedhur futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2020, duke u kurorëzuar kësisoj për herë të parë me çmimin “Fadil Vokrri” që e ndan Federata e Futbollit e Kosovës në manifestimin tradicional “Laureatët e Vitit”.

Ky manifestim sivjet u organizua pa praninë e mysafirëve, por vetëm me pjesëmarrjen e laureatëve të vitit dhe të anëtarëve të KE të FFK-së.


FFK zgjodhi më të mirët për vitin 2020: Mërgim Vojvoda më i mirë në Kosovë, Armend Thaqi në Superligë
Lexo po ashtu FFK zgjodhi më të mirët për vitin 2020: Mërgim Vojvoda më i mirë në Kosovë, Armend Thaqi në Superligë

Në mungesë të Vojvodës, i cili për shkak të angazhimeve me klubin e tij Torino nuk arriti të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, këtë çmim presidenti Agim Ademi ia ndau ndihmës-trajnerit të Përfaqësueses, Muharrem Sahiti.

Ndonëse mungoi në këtë manifestim, Vojvoda shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i falënderuar për këtë çmim.

“Lojtari më i mirë kosovar i vitit 2020. Një krenari shumë e madhe për mua që shpërblehem nga vendi im”.

“Do të doja të falënderoja të gjithë ata që kontribuuan në këtë sukses. Falënderimi i takon Zotit. Faleminderit”, ka shkruar Vojvoda në profilin e tij në Facebook.

Vojvoda më vonë ka bërë edhe një video ku ka falënderuar të gjithë për çmimin e fituar.

Mbrojtësi i Torinos gjithashtu ka folur për vitin e ‘vështirë’ të Kosovës, ndërsa pret të kthehen edhe më të fortë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori