LAJMI I FUNDIT:

Mërgata e Pejës në Gjermani, mbledhë fonde për Gani Kollçakun

Mërgata e Pejës në Gjermani, mbledhë fonde për Gani Kollçakun

Gani Kollçaku nga Peja rreth 70 vjeçar tash e sa vjet jeton në kushte të mjerueshme bashkë me dy djemtë e tij, në një gjysmë shtëpie e cila rrezikon t’i zë çdo ditë.

I shtyrë në moshë dhe i sëmurë nga diabeti, Gani Kollçakut kohë më parë i është amputuar edhe njëra këmbë.

Pa kushtet elementare për jetesë, i harruar nga shteti, Kollçaku e kalon çdo ditë të jetës së tij në shtëpinë-kasolle në lagjen ‘Karagaç’, pranë shkollës fillore ‘Vaso Pashë Shkodrani’.


Të prekur nga gjendja e rëndë shëndetësore dhe kushtet e rënda për jetesë, dhe të shtyrë nga vullneti i mirë mërgata pejane në Gjermani ka nisur6 një iniciativë që këtë familje ta bëjë me shtëpi të re.

Janë vëllezërit Dauti nga Peja që jetojnë e punojnë në Gjermani, të cilët kanë ndërmarrë iniciativë për grumbullimin e një fondi parash për këtë qëllim. Vetëm për 12 orë, kësaj nisme në Gjermani i janë bashkuar shumë mërgimtarë dhe është arritur që si fillim të tubohen 2 mijë e 165 eurot e para, të cilat i janë dorëzuar kryefamiljarit Gani Kollçaku.

Nga iniciativat e tjera në Pejë dhe nga mjetet e këtyre mërgimtarëve, është arritur që në total të tubohen rreth 7 mijë euro, ndërsa për projektin e tërësishëm në ndërtimin e shtëpisë për këtë familje, është thënë se duhet rreth 15 mijë euro.

Në praninë e ekipit të Telegrafit, Samir Dauti nga Peja, ka vizituar këtë familje ndërsa ka bërë dorëzimin e mjeteve të tubuara në Gjermani, të cilat janë hedhur më pas në Raiffeisen Bank.

‘Këto mjete janë nga vëllezërit shqiptar së pari për këtë familje e ndërsa nisma dhe mbështetja ishte nga vëllezërit e mi që jetojnë atje. Shpresojmë se kjo familje shpejt do të bëhet me shtëpi të re. Presim mbështetje”, ka thënë për Telegrafin, Samir Dauti. /Telegrafi/

1 2

3

4

5

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori