LAJMI I FUNDIT:

Merck kërkon nga FDA të autorizojë pilulën antivirale kundër COVID-19, për përdorim urgjent

Merck kërkon nga FDA të autorizojë pilulën antivirale kundër COVID-19, për përdorim urgjent

Kompania farmaceutike Merck ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të autorizonte përdorimin urgjent të pilulës së saj eksperimentale antivirale për të trajtuar Covid-19 të butë deri në të moderuar tek të rriturit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kërkesa e prodhuesit të ilaçit në SHBA erdhi pasi të dhënat e provës klinike të fazës së tretë të lëshuar më 1 tetor treguan se ilaçi – i njohur si molnupiravir – uli shanset që pacientët e sapo diagnostikuar me Covid-19 të shtroheshin në spital me rreth 50%.

Ilaçi funksionon duke penguar “përsëritjen” e virusit brenda trupit.


Merck thotë se ilaçi eksperimental zvogëlon efektet më të rënda të COVID-19
Lexo po ashtu Merck thotë se ilaçi eksperimental zvogëlon efektet më të rënda të COVID-19

Dhe ndryshe nga Remdesiviri intravenoz i Gilead Sciences, Molnupiravir i Merck mund të merret përmes gojës.

Nëse miratohet nga rregullatorët amerikanë, kjo do të ishte pilula e parë për të trajtuar Covid-19.

Ky do të ishte edhe një përparim potencial që ndryshon lojën në luftën kundër virusit, i cili po vret mesatarisht më shumë se 1,600 amerikanë në ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Amerika
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Amerika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Amerika
Kalo në kategori