Komunikata nr.1
Fusha e luftës, me natyrën, është “Facebook”-u! Luftime sporadike zhvillohen nëpër rrjetet e tjera sociale. Por, pjesa dërmuese e “bot”-ëve, mercenarëve virtualë, janë përqendruar në rrjetin e Markut. Më poshtë ndiqni udhëzimet, si duhet vepruar:
Në pakot e ndihmave humanitare, që do të nisen për në Shqipëri, bashkë me tendat, batanijet, thasët e fjetjes, ushqimet, patjetër futeni edhe nga një telefon të mençur. Njerëzit duhet të ndjekin fushatën e ndihmës dhe rehabilitimit shpirtëror të kombit, online, edhe derisa janë nën rrënoja, apo nën qiellin e hapur. Nuk është krejt pa rëndësi të dish se cilat forca të kanë nxjerr nga rrënojat. Asnjë lot nuk bën të mbetet pa u mbledhur, asnjë detaj që nxit emocione, që rritë klikimet. Nuk do të pranohet asnjë i shpëtuar nëse nuk e keni bërë një selfije me të.
Kush nuk poston është tradhtar! Bëhu edhe ti një “bot”.
Fund i komunikatës!
Pra, të dashur bashkëkombës, mos t’ju hutoj dhimbja dhe pikëllimi. Janë çështje me rëndësi jetike, kur kufijtë virtual, politikë apo emocionalë po shkrihen, dhe duhet parë qartë se kush, kujt dhe si…! Një fjalë e gabuar, një mos postim në kohë reale, të rrënon politikisht. Një postim i duhur të bën patriot, një i munguar të bënë tradhtar. Ngutu dhe me kujdes, posto diçka!
Shprehja “bot” është një nocion i ri, i natyrës teknologjike, sociale, politike etj. Atëherë, përse kjo temë në këtë ditë dhimbjeje nacionale, kur për herë të parë pozita dhe opozita në Kosovë nuk grinden për flamujt?
“Bot”-i me shumë gjasë ju asocion në një shprehje, tashmë të dalë mode, të shekullit të kaluar, e cila paraqet një përpjekje shekullore të njeriut për të ridizajnuar vetveten, por gjithnjë përtej brishtësisë, nevojave fiziologjike dhe limiteve biologjike e sociale. Ju asocion në robotin, atë mekanizmin e prodhuar nga njeriu, i cili e imiton krijuesin e vet. Për dallim prej njeriut, roboti nuk e mohon dot krijuesin e vet, madje as nuk është i vetëdijshëm për të, së paku nuk ishte deri kohëve të fundit kur u zbuluan edhe (ro)“bot”-ët socialë, politik, të cilët funksionojnë aq efektshëm në realitetin virtual.
Në ndërkohë, njeriu e krijoi edhe një realitet të ri objektiv, përtej atyre që gjeti. E krijoi realitetin virtual. Mjafton të kesh një kyçje në internet dhe ti je pjesë e kombit, planetit. Ti je pjesë e shoqërisë virtuale, dhe mund të jesh shumë kreativ, i famshëm, ndërkohë që shëtitë nëpër lagjen tënde, krejtësisht anonim. Të jesh “bot”, pjesëtar virtual i komunitetit, me 50 apo 100 identitete, është një vend pune i përhershëm, por mund të jesh edhe “artist i lirë”, mund të kontribuosh.
Tash, roboti ka disa të mira të cilat njeriu nuk i ka: nuk lodhet kurrë, nuk ushqehet, nuk pi, nuk kërkon shtesa të fëmijëve, as pagë për punë jashtë orarit. Nuk kanë as sindikatë. Por, robotët e kanë një të metë: nuk votojnë. Nuk mundesh me i mbledhë robotët e me i urdhëru: votoni për këtë parti, sepse tash jam me këta.
Edhe pse gati nuk ka asnjë punë të cilën nuk e bënë hardueri apo softueri, ata ende nuk votojnë. Kur të zyrtarizohet votimi elektronik, edhe kjo do të bëhet me “bot”. Njerëzit nuk do të janë të domosdoshëm më. Do të kthehet skllavëria. Njeriu, mund t’i kthehet natyrës.
Pra, një “bot” është një vegël sociale, universale. Ajo që është një robot në prodhim, në punë të rënda apo të ndërlikuara teknike, është një “bot” për shoqërinë. “Bot”-i, heroi/heroina jonë është edhe nuk është robot. “Bot”-i bën atë që nuk e bën i tërë elektorati po të ishte e mundur të lirohej nga vullneti politik e kulturor dhe të vihej në shërbim të individit apo grupeve. “Bot”-ët, janë delet e para që bien në pus, apo ngjiten Olimpit përpjetë, për vetëflijim.
I keni parë qysh me mëngjes postimet me kolona refugjatësh, të shënjuara me vitin 1999, për të mos u ngatërruar rastësisht dhe kolonat e automjeteve ushtarake, të Republikës së Kosovës, të cilat marshojnë në të njëjtin drejtim, gjoja për të kthyer një borxh të vjetër njëzetvjeçar?
Si kundërpeshë, kryeministri virtual i Shqipërisë e plasoi lajmin se edhe Vuçiqi i kishte premtuar të dërgojë për ndihmë njësitet e veta. Kur jemi te historia dhe histeria, edhe Serbia ka një obligim historik. Dikur e ndihmuan Ahmet Zogun të shuajë revolucionin demokratik të Nolit. Tash duhet të ndihmojnë “unionin”…! Mos të paragjykojmë!
Pra, “bot”-ët janë mercenarë, ushtarë apo aktivistë civilë, virtualë, të cilët e shpërndajnë apo e nxisin një demonstratë apo ngjarje virtuale, në ndonjë nga dhomat virtuale të kombit. Sot, dhomat virtuale zënë me miliona njerëz. E futë krejt kombin në një dhomë, pastaj në tjetrën, sepse njëkohësisht mund të jesh anëtar në disa dhoma. (ndër)kombëtare. Mjafton të krijosh një identitet virtual, apo disa dhe të bësh ushtarin, militantin…apo artistin e lirë global!
Pra, e paskan zbuluar, robotin inteligjent i cili kryen edhe aktivitetet e rënda politike, e shoqërore, emocionale në mënyrë autonome? Vajton dhimbshëm, me protokoll, dhe shpërndan e rishpërndan pa u lodhur dhembjen kombëtare në mënyrë të duhur, në kohën e duhur, me dizajnimin e duhur, pra nuk e lë kombin të gabojë (gjeo)politikisht.
Atëherë nuk qenka robot, do të thoni? Është edhe nuk është. Nuk lodhet kurrë, është gjithëpërfshirës, dhe shumë i përshtatshëm për situata të jashtëzakonshme, për me e kanalizu rrugën e dhunës, lotëve të gëzimit apo hidhërimit, apo edhe euforisë nëpër rrjet. Tash, edhe krejt autonom nuk është. Është krejt human nuk është. Njeri është, dhe nuk është! Emocione ka, e nuk ka! Çka është një ” bot”?
Sa “botë” ke? Sa mercenarë virtualë ke?
Ai që nuk poston është tradhtarë. Prisni komunikatën nr. 2, ushtarë të shpërndarë anembanë globit!
Mos harroni, nëpër pakot humanitare, dërgoni një telefon të mençur bashkë me çadrat, batanijet dhe thasët e gjumit. Pasi të mbyllet ngjarja, kombi duhet të fle deri në luftën tjetër, kur mund të duhet asistenca virtuale e gjithë kombit. Kjo mund të ndodhë pas një viti, apo edhe nesër. Kurrë nuk e di, çfarë na kurdisë natyra, apo “armiku”!
Liri për trojet tona virtuale! Lavdi të rënve!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi