Fuqitë i janë shtuar, derisa ka disa pjesë nga GLC 63
Sikurse GLC të ri, që u lansua kohëve të fundit edhe në AMG GLC 43, Mercedes ka bërë vetëm ndryshime të lehta, që ta mbajë freskët, transmeton Telegrafi.
Në mënyrë vizuale, në të dy versionet si në kupe ashtu edhe në SUV, është vënë grilli Panamericana, disa pjesë nga GLC 63, si dhe drita LED shumë më të ngushta. Forma klasike e pjesës së pasme, është zëvendësuar me linja shumë më të fryra, derisa dritat LED i ka po të njëjtat.
Brendia është pak më e gjerë, ndërsa ndryshime ka pësuar vetëm timoni, derisa i është shtuar një ekran me 12.3 inç, si dhe një tjetër me 10.25 inç i ndjeshëm në prekje, që e ka të integruar sistemin MBUX. Motori me 3.0 litra i vënë në AMG GLC 43, mund të prodhojë 385 kuaj fuqi, apo 23 njësi më shumë se modeli aktual.
Kjo fuqi e shtuar, që i shkon në të katër rrotë përmes shtatë shpejtësive automatike, i mundëson që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 4.7 sekonda, derisa arrin shpejtësi maksimale të mbi 200 kilometrave në orë.
Ata që duan shpejtësi më të madhe, duhet të vënë gomat speciale në rrotat 21 inç, që të arrihet shpejtësia deri në 250 kilometrave në orë dhe të mund të ketë shkathtësinë e duhur.
Të interesuarit për të blerë ndonjërin nga këta Mercedes, duhet të presin kur të fillojë lansimi gjatë këtij viti, derisa për AMG GLC 43 SUV duhet të paguajnë çmimin fillestar prej 53 mijë eurove, çmimi fillestar për kupe është 56 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Modeli i ri Y i Tesla tani në shitje - zbulohen çmimi dhe specifika të tjera

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Mercedes zbulon ndryshimet që do t'i ketë gjenerata e ardhshme CLE 63

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania