Ekrani duhet të shtrihet në të gjithë pultin e makinës elektrike Mercedes EQS.

Sipas prodhuesit, makina elektrike Mercedes EQS duhet të ketë një hiper ekran futurist që shtrihet në të gjithë panelin e kontrollit.


"Shiriti i ekranit" në kabinë duhet të ketë një gjerësi prej rreth 140 centimetra dhe të jetë pak i lakuar, transmeton Telegrafi.

Sipas Mercedes, një OLED është përdorur për ekranet qendrore dhe pasagjerët përpara, gjë që sugjeron që një teknologji tjetër qendrore - me shumë mundësi LCD - do të përdoret.

eqs mit einzigartigem mbux hyperscreen ganz grosses auto kino 1

Me një softuer adaptiv, ekrani dhe koncepti i funksionimit i përshtaten plotësisht përdoruesit të tij dhe bëjnë sugjerime të personalizuara për funksione të shumta informacioni, argëtimi dhe gjëra të tjera.

eqs mit einzigartigem mbux hyperscreen ganz grosses auto kino 3

Vetë xhami është bërë nga silikoni dhe alumini dhe është veçanërisht rezistent ndaj gërvishtjeve dhe është i veshur për të zvogëluar reflektimet dhe për të larguar papastërtitë. Një sensor i dritës rregullon ndriçimin në kushtet aktuale. /Telegrafi/