LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG SLR, vjen në vitin 2018

Mercedes-AMG SLR, vjen në vitin 2018

Mercedes-AMG raportohet se ka në plan të sjellë pasardhësin e SLR-së në vitin 2018.

Sipas “AutoBild”, divizioni i automobilave të shpejtë të Daimlerit, pritet të vijë me motor V6 dhe të kombinuar me një motor elektrik. Këta motorë do të ofrojnë së bashku 650 kuajfuqi. Sipas një skenari tjetër SLR do të përdorë trup me fije karboni dhe do të ketë motor V8 dhe dy motorë elektrikë që së bashku gjenerojnë 1050 kuajfuqi.

Raportohet se kompania synon të krijojë rreth 3 mijë automobila për një vit.


Ky automobil do të rivalizojë McLaren P1, LaFerrari dhe Porsche 918 Spyder.