Site icon Telegrafi

Mercedes-AMG A45 S ka arritur një rekord të ri në pistën e Nurburgringut

Ky është një vërtetim, që AMG A45 S është një makinë shumë e fuqishme

Deri më tani, dihej se Mercedes-AMG A45 S është një makinë e fuqishme me motorin 2.0 litra që prodhon 415 kuaj fuqi, i mundëson shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.9 sekonda, transmeton Telegrafi.

Përshpejtimi që e arrin për një kohë kaq të shkurtër, i mundësohet nga transmisioni automatik me tetë shpejtësi dhe 4Matic+ AWD.

Në këtë formë, peshën e lehtë si dhe aerodinamikën e lartë, Mercedes-AMG A45 S, ka arritur një rekord të ri në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, që e ka kaluar për shtatë minuta e 48.8 sekonda.

Deri më tani, në pistën e njëjtë të quajtur Green Hall, më së shpejti ka kaluar Honda Civic Type R që e ka kaluar me shtatë minuta, 43.8, por që e kishte të hequr sistemin infotetitment, si dhe dy karriget e pasme, ndërsa ishte modifikuar që të prodhojë 100 kuaj fuqi më shumë.

Si një makine pa asnjë ndryshim, Mercedes-AMG A45 S bëhet makina më e shpejtë që e tejkalon këtë piste me rezultatin më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version