Është muaji shkurt dhe përveç nëse e keni një sistem të imunitetit sikurse të Superman-it, shanset janë të mëdha se veçse jeni ballafaquar me ndonjë grip këtë vit.
Gripi dhe i ftohti kanë qenë prezent qysh nga fillimi i vitit 2018, ndërsa me motin që po mbretëron kohëve të fundit, duket se sëmundja nuk do të shkojë askund, transmeton Telegrafi.
Ndoshta tani i keni parasysh të gjitha simptomat: një hundë e bllokuar, fyt i skuqur, dhimbje koke, koll, teshtimë, temperaturë e lartë, dhimbje e muskujve, si dhe humbje e shqisave të shijes dhe aromës.
Besoj se pajtoheni që të gjitha këto simptoma ta shpifin; por fatmirësisht, gripi mund të mposhtet shumë lehtë dhe shumë tretmane nuk kërkojnë as të largoheni nga shtëpia.
Gjatë kohës kur jeni me grip, ekspertët rekomandojnë që:
– Të pushoni dhe të bëni mjaftueshëm gjumë
– Të qëndroni të ngrohët
– Të qëndroni të hidratuar duke konsumuar shumë ujë
– Ta shpërlani gojën me ujë me kripë
Sidoqoftë, metodat e mëposhtme janë ato të cilat ju ndihmojnë ta forconi sistemin e imunitetit dhe ta shmangni shpërndarjen e infeksionit:
1. Supa e pulës – hulumtimet tregojnë se ndihmon në ngadalësimin e lëvizjes së qelizave të bardha të gjakut të cilat e shpërndajnë të ftohtin përgjatë trupin
2. Medikamentet – Paracetamoli dhe ibuprofeni ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe ta lehtësoni dhimbjen, por nëse dhimbjet janë të mëdha, atëherë duhet të përdorni medikamente tjera
3. Mjalta – Ilaçet e kollit nuk janë gjithmonë të shijshme, prandaj si alternativë e tyre mund të konsumoni mjaltë
4. Xhenxhefili – Nëse vuani nga fryrja e barkut, marramendjet apo mostretja, atëherë vendosni xhenxhefil në ujë të nxehtë dhe konsumojeni atë
KUJDES ÇFARË HANI!
Nëse jeni me grip qe disa ditë, me siguri se e keni humbur apetitin. Por, është e rëndësishme të vazhdoni të hani ushqim në sasi të vogla.
Kur themi se duhet të vazhdoni të hani, nuk e kemi fjalën për çipsa dhe sandviçë, por për ushqime të shëndetshme.
Doktorët rekomandojnë që gjatë kohës kur jeni me grip të konsumoni shumë pemë dhe perime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët