Jeni në një festë, të rrethuar nga njerëz të panjohur dhe dëshironi të shoqëroheni me të ftuarit e tjerë? Ja disa këshilla se si mund t’u qaseni njerëzve të panjohur, duke krijuar një përshtypje të mirë.
Cilado qoftë arsyeja, prishini klishetë me një prezantim të parë që do t’jua shpërblejë mundimin.
Përshëndetje
Një buzëqeshje, emri dhe një shtrëngim duash gjithë vetëbesim mund të jetë ndonjëherë gjëja më e lehtë për të bërë. Kjo është një mënyrë e mirë për t’u njohur me këdo për të cilin keni interes.
Jini të sinqertë
Mund ta prezantoni veten te personi tjetër dhe t’i thoni me humor se dëshironi ta bëni mbrëmjen më të bukur nën shoqërinë e dikujt për të biseduar.
Çfarë është kjo pjatë?
Në vend që të qëndroni në heshtje në radhën e kateringut, hidheni ju hapin e parë dhe filloni një bisedë me dikë rreth çështjes që të gjithë kanë në mendje aty: ushqimit. Pyetini rreth pjatës që mendojnë se është më e shijshme. Ku i dihet? Mund të largoheni që aty me një pjatë të mirë ushqimi dhe me një kontakt të ri.
A je shoku/shoqja e….?
Edhe nëse nuk mund ta njihni dikë, ju gjithsesi mund të shkoni dhe t’i prezantoheni dhe ta pyesni nëse janë shokë ose shoqe të dikujt tjetër në event. Nëse thonë që nuk njohin askënd, atëherë reagoni të befasuar dhe lëreni bisedën të rrjedhë.
Ke ndonjë plan interesant?
Diskutimi për planet është thuajse garanci e një bisede sepse shumica e njerëzve e kanë një lloj ideje se ku do t’u pëlqente të shkonin në të ardhmen dhe u pëlqen shumë të flasin për të.
Je nga këto anë?
Bërja e një pyetje me bazë vendndodhje do t’ju ndihmojë të përfshiheni në një bisedë, nëse nuk doni të përdorni asnjë nga metodat e tjera.
Sporti
Mjafton të përmendni një kampionat që po zhvillohet në atë periudhë dhe skuadrën tuaj të preferuar dhe do të luteni që biseda të përfundojë, pasi ajo do të stërzgjatet nga interesi që do të ngjallë.
A e dëgjove se…?
Një ditë përpara festës së madhe, bëni një kalim të shpejtë të titujve kryesorë për të qëndruar të informuar, sidomos kur prek interesat e njerëzve që janë mbledhur të festojnë diku. Do ta keni më të lehtë të hyni në biseda dhe gjithashtu do të fitoni duke marrë ndonjë informacion shtesë.
Këpucë të bukura!
Nëse ju pëlqen me të vërtetë diçka që dikush ka veshur, atëherë bëjini një kompliment. Jo vetëm që do t’u bëhet qejfi por gjithashtu ju mund të bëni pyetje për ta pasuar diskutimin dhe kështu biseda do të bëhet më argëtuese.
Ke filluar të shohësh…?Mund të hyni në bisedë me dikë duke e pyetur për programin që po sheh kohët e fundit, shkruan Shqip. Mund të habiteni nëse zbuloni se keni parë apo po shihni një program të njëjtë dhe mund të filloni të diskutoni për personazhet.
Cilat janë hobet tuaja?
Nëse e pyesni dikë se çfarë bën pas pune, kjo mund të jetë disi personale, është gjithsesi e pranueshme ta bëni këtë. Kjo mund t’u kthejë atyre buzëqeshjen në fytyrë dhe ta bëjë bisedën më interesante.
Çfarë mendoni për…?
Nëse shfaqni interes për opinionin e dikujt, kjo tregon se po ngacmoni një arsyetim për gjërat që po ndodhin përreth jush dhe patjetër që kjo do të çojë në një diskutim të gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Meshkuj, kështu duket femra me trupin më të përsosur në botë! (foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?