Mënyra si e shtrydhni pastën e dhëmbëve mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj

Psikologët thonë se 40% e veprimeve tona nuk janë vendime të vetëdijshme, por zakone
Ato që ju i konsideroni të parëndësishme, përbëjnë rutinën tuaj dhe zënë një pjesë të madhe të jetës suaj. Madje, ato veprime të përditshme mund të zbulojnë shumë edhe për personalitetin dhe gjendjen tuaj mendore.
Ndoshta nuk ju kishte shkuar në mendje, por mënyra se si ju e shtrydhni pastën e dhëmbëve tregon shumë për personalitetin tuaj:
Shtëpia juaj është gjithmonë e pastër dhe jetën e keni shumë të organizuar.
Ju dini se si ta balanconi jetën tuaj dhe jeni emocionalisht të qëndrueshëm.
Ju e doni shumë veten dhe jeni pak natyrë egoiste. Shpeshherë i përdorni të tjerët për të arritur qëllimet tuaja.
Ju gjithmonë keni shumë mendime, ide dhe jeni të gatshëm t'i ndani ato me të tjerët.
Mund të jetë e vështirë për ju që të jeni të përpiktë dhe të rregullt gjatë gjithë kohës. Mirëpo, ju jeni optimist dhe me mendje të hapur. Megjithatë, ju shpesh ndryshoni humorin. /Telegrafi/















































