Për të humbur kilogramët e tepërt, nuk duhet të besoni se një vakt i vetëm mund të bëjë magjinë që të arrini synimet tuaja të shëndetit.
Specialistët e fushës kanë publikuar shumë libra, ku e argumentojnë këtë ide, por dy studime të fundit kanë zbuluar se në fakt, vakti i parë i ditës nuk ka asnjë ndikim në humbjen e peshës.
Në studimin që mori në shqyrtim 300 njerëz, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Njëri konsumoi mëngjes dhe tjetri jo. Ndërsa pati disa ndryshime të vogla, në rezultatin përfundimtar nuk u dallua ndonjë diferencë e madhe në humbjen në peshë tek ata që e konsumuan mëngjesin dhe ata që e shmangën. Në fakt, të dyja grupet humbën peshë. Kjo ndodhi pa asnjë ndikim te pjesëmarrësit në studim, si për shembull këshillat e specialistëve për produktet që duhen konsumuar në mëngjes.
Ja diçka që duhet të keni parasysh: mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës, po kështu as dreka, darka apo vaktet e vogla ndërmjet tyre.
Hipoteza që vakti i parë i ditës është shumë i rëndësishëm ndikon negativisht në opinionin tuaj. Sepse, nëse nuk arrini të konsumoni mëngjesin një ditë, do të përpiqeni ta kompensoni këtë te vakti i ardhshëm.
Ndryshimi i trupit tuaj është më tepër një proces psikologjik sesa fizik. Ju duhet të besoni se mund të bëheni më mirë. Por, gjithashtu, duhet ta ngulisni mirë në mendje, se programi që po ndiqni është i duhuri dhe duhet të gjeni një qasje që do t’ju ndihmojë t’i përmbaheni.
Në fund të fundit, asnjë provë shkencore nuk mbështet idenë se konsumi i mëngjesit është më i mirë sesa anasjelltas. Por e gjithë ideja e humbjes së peshës apo kontrollit të kilogramëve duket e paqartë.
Kërkuesit francezë thonë se nuk kanë gjetur ende prova, që humbja e peshës është më e madhe kur hani shpesh.
Nga ana tjetër, studiuesit kanadezë vendosën të krahasojnë konsumin e tri vakteve në ditë përballë gjashtë vakteve në ditë, ku tre ishin vakte kryesore dhe tre të ndërmjetme. Rezultati? Nuk pati asnjë ndryshim të rëndësishëm në humbjen e kilogramëve, por njerëzit që hanin tri herë në ditë ishin më të kënaqur dhe kishin më pak uri.
Çfarë do të thotë kjo? Disa njerëz kanë një lloj varësie psikologjike ose besojnë se mëngjesi për ta është domosdoshmëri. Kjo i bën ata të ndihen më mirë, u jep paqe mendore dhe ndoshta i ndihmon të kontrollojnë urinë sapo kanë ngritur kokën nga jastëku.
Duhet të kini parasysh se nuk ka asnjë problem nëse konsumoni mëngjesin. Ju mund ta hani atë dhe të jeni shumë të shëndetshëm. Madje ta përdorni si pjesë të planit për të humbur peshë. Por është e rëndësishme të kujtoni se nëse po e detyroni veten të hani mëngjes, sepse gjoja ndihmon në humbjen e kilogramëve dhe i sjell metabolizmit përfitime, gaboheni.
Sipas një studimi të fundit, kërkuesit sugjeruan se bazuar në zbulimet e tyre është më mirë nëse njerëzit fillojnë të hanë më vonë gjatë ditës, por për një periudhë kohore më të shkurtër, shkruan Shqip. Kjo e ndihmon trupin t’i djegë më mirë yndyrat.
Kështu pra, si përfundim duhet të kini parasysh se zgjedhja për të konsumuar mëngjesin ose jo është plotësisht në dorën tuaj. Në varësi të personalitetit tuaj, ju mund të bëni zgjedhjen që ju përshtatet më së tepërmi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?