LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi: Qeveria është jofunksionale, duhet të ketë zgjedhje

Menduh Thaçi: Qeveria është jofunksionale, duhet të ketë zgjedhje

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) vlerëson se duhet të ketë zgjedhje më 5 korrik. Sipas kryetarit të kësaj partie, Qeveria është jofunksionale dhe duhet të ketë zgjedhje.

Ai kërkon që zgjedhjet kuvendare të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pasi të hiqet gjendja e jashtëzakonshme për 22 ditë me të vërtetë na duhen zgjedhje. E sidomos neve shqiptarëve se kemi një parti në pushtet, ajo është BDI-ja përfaqësuesit e të cilës aspak nuk janë të interesuar dhe nuk funksionojnë në mënyrë institucionale. Duke filluar nga pasqyra tragji-komike e Bujar Osmanit i cili paradite thotë diçka tjetër, e në mbrëmje demanton atë që e ka thënë. Pushteti lokal i Tetovës i cili ‘meriton’ Nobel për shëndetësi sepse aq shumë na nënçmojnë sa me ujë nga lumi i spërkasin 2-3 rrugë dhe thonë se na kanë dezinfektuar dhe ne jemi shumë të mbrojtur nga virusi”.


“E treta, përveç PDSH-së të gjitha partitë tjera politike gjithçka që flasin e kanë marketing, nuk ka qasje serioze për këtë punë. Sinqerisht mendoj se duhet të kemi zgjedhje që të përfundojë ky aktrim i forcave politike, të kemi qeveri dhe institucione të fuqishme dhe funksionale të cilat shumë sinqerisht do të luftojnë me gjithë këtë të keqe që na kaploi. Përndryshe vazhdimi i situatës së tillë mund të na sjellë në agoni ku të gjithë do ta akuzojmë njëri-tjetrin”, tha Thaçi.

Ai nuk pajtohet me partitë tjera politike se populli është fajtor për gjendjen me coronavirusin për shkak të mosdisiplinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori