LAJMI I FUNDIT:

Menduan se ishin UFO, por çfarë fshihet prapa dritave misterioze që u panë mbi qiellin e Kalifornisë

Menduan se ishin UFO, por çfarë fshihet prapa dritave misterioze që u panë mbi qiellin e Kalifornisë

Dritat misterioze për të cilat disa menduan se ishin UFO mbi qiellin e Kalifornisë u identifikuan nga ekspertët si satelitët e Starlink-ut.

Banorë të shumtë të zonës Sacramento raportuan një linjë dritash të shndritshme në qiellin e natës, derisa disa pyetën nëse ato përfaqësonin anije jashtëtokësore, transmeton Telegrafi.

Kyle Watters, drejtori i Planetariumit Shtetëror të Sacramento-s, tha se dritat kishin një shpjegim më adekuat – ato ishin nga 56 satelitët e Starlink-ut të lëshuara nga Kepi Canaveral.


“Ato përfundimisht do të përfundojnë në një orbitë mjaft të lartë ku në thelb janë të padukshme me sy të lirë, por pak pasi të jenë lansuar, ata po bëjnë rrugën e tyre drejt orbitës gjithnjë e më të lartë”, tha Watters për CBS Sacramento.

“Dhe kështu ata janë shumë më poshtë se sa do të jenë përfundimisht, që do të thotë se ata janë afër nesh në sipërfaqe, që do të thotë se janë më të shndritshëm”.

Watters tha se satelitët janë veçanërisht të dukshëm në qiellin e natës menjëherë pas perëndimit të diellit dhe pak para lindjes së diellit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Hajnin e bëri skllav seksi

Hajnin e bëri skllav seksi

Kalo në kategori