LAJMI I FUNDIT:

Mendja jonë

Mendja jonë
Businessman on blurred background using digital artificial intelligence interface 3D rendering

“Mund ta përdorja gjysmën e klasës të votuesve për të hequr qafe gjysmën tjetër”. Jay Gould

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com


Mendja është ajo që e përjetojmë gjatë tërë jetës. Për ta kontrolluar popullatën nevojitet kontroll mbi mënyrën se si mendon njeriu.

Njeriu ndjen, percepton realitetin, për çdo sekondë, minutë, çdo ditë, pjesa më e madhe jona thotë “e shpreh opinionin” e vet kur, në fakt, bëhet fjalë vetëm për një mendim që ia ka futur dikush në mendje (e ka bindur – ia ka shpërlarë trurin), në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme.

Kontrolli mendor do të thotë edhe të manipulosh popullatën me qëllim që të besojë variantin zyrtar si për shembull, 11 shtatorin, që është e nevojshme të shkatërrosh lirinë për të mbrojtur lirinë. Kontroll mendor do të thotë të krijosh kushtet që dikush të mendojë atë që do ai të mendojë, duke e orientuar mendjen e tij, duke kushtëzuar sjelljen e tij, të veprojë ashtu si thotë lideri i tij.

Në bazë të këtij përkufizimi, atëherë, janë përfshirë nga njerëzit e rëndomtë, gazetarët, dhe njerëz tjerë që punojnë në qarqet e mjeteve të komunikimit masiv janë kontrollues të mendjeve, por shumica e tyre as që e dinë.

Duke ofruar variantin me të vërteta të ngjarjeve, këta i detyrojnë njerëzit të mendojnë në atë mënyrë që ta mbështetin sistemin. Ku nuk është gjë tjetër veçse kontroll mendor.

Megjithatë, është e eliminuar nga shumë vaksina për fëmijë, timerosali vazhdon të shtohet rregullisht në disa formula vaksinash kundër gripit për fëmijët, si dhe shumë vaksina të tjera (për shembull ato të tetanusit e difterisë dhe ato monovalente për tetanusin) që u jepet fëmijëve më të mëdhenj dhe të rriturve.

Si rrjedhojë, prova e sigurisë është çështje e paqetësueshme. Një pjesë e nxjerrë nga libri “Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka tjetër është iluzion”. Çmenduria e Merkurit, ky është rrjeti i mashtrimit që bashkon politikanët, gjigantët e farmaceutikës, mjekët, zyrtarë të qeverisë. Megjithatë, këta gjykojnë dhe shkatërrojnë karrierën e doktorit Andrew Wakefield sepse ai tha që vaksinat mund të kenë lidhje me Autizmin (që sulmon veprimtarinë dhe qëndrueshmërinë trupore). Në të vërtetë, vaksinat janë përgjegjëse për shumë gjëra të tjera, përveç një burim më tepër helmesh. A e merrni me mend se çfarë përmbajnë?

Kulti që kontrollon tërë botën

Në botën tonë ekziston sot një kult i fshehtë i fuqishëm dhe shumë i rrezikshëm, i drejtuar dhe mbrojtur nga funksionarët qeveritarët më të lartë të botës. Anëtarët të tij janë ata njerëz që mbajnë pozicione boshte nëpër qeveri, në industri, në tregti, financa, media dhe botën e dijes (universitetet). Ky kult manipulon individët me ndikim në publik, përfshirë dhe botën akademike dhe masmediet.

Kulti i fshehtë është një vëllazëri globale e një aristokracie politike, objektivi i së cilës është të nxisë fshehur ato politika të individëve dhe agjencive që i përshtaten. Ata veprojnë ilegalisht. Kështu duke kërkuar, hulumtuar kemi arritur t’i bëjmë më shumë dëm shëndetit tonë, kafshëve, të bëjmë çrregullime në natyrë, duke kërkuar një fajtor, një armik të ri të përbashkët që i arsyeton, kërcënimet e ngrohjes globale, mungesën e ujit, urisë dhe gjërave të tjera të kësaj natyre. Të gjitha shkaktohen nga ndërhyrja e njeriut, armiku i vërtetë është vetë njeriu.

Njerëzit ndryshojnë botën, por shumë pak në të mirën

Duke shfletuar galerinë e këtyre dijetarëve, (këtyre horrave) që janë marrë me sundime, me keqpërdorime, mësojmë se mjerisht ata vazhdojnë “t’ua presin kokat filozofëve në vend të kriminelëve” (Kërlezha). Na imponohet pavarësisht nga thatësia, fjalëve të nxjerra vetëm nga librat, stereotipia e të dhënave që i kemi përpara – tabloja e zymtë e fatit të mjerë jetësor e të zelltarëve filozofikë.

Ndryshoi bota, shoqëritë, u shkatërruan qytetërimet e vjetra, lindën të rejat, u rrënuan mbretëritë dhe perandoritë, njeriu që deri dje ishte akoma në shpella, u nis në kozmos, shkenca krijoi çuditë, shumë gjëra të paarritshme për mendjen e njeriut, u bënë të arritshme. Por fatkeqësisht u rritën gjigantët e teknikës, bënë kërdi luftërat, u bënë revolucione dhe kundërrevolucione, mirëpo, për filozofinë dhe filozofët, për ata që gjithmonë dyshuan në shenjëtarinë dhe gatishmërinë e sunduesve, për këtë njësoj ishte keq.

Edhe sot, pasi kaluan mijëra vjet të kësaj përvoje trishtuese, dijetarët, krijuesit, filozofia dhe filozofët në esencë nuk gjenden në situata më të mira, nuk i pengon vetëm censura dhe gënjeshtrat ideologjike të cilat sistematikisht përhapen në botën bashkëkohore. Pa marrë parasysh të gjitha bredhjet, gabimet dhe dekurajimet e ideologjive.

Në jetësimin dhe reflektimin e çfarëdo nevoje të aspektit kuptimor dhe humanist të botës, materializimin, jetësimin në para, teknikë, komoditet, në vrapimin e çmendur dhe të paqëllimtë ndaj të mirave materiale dhe kënaqësive, në standardizimin, mërzinë, nivelimin e të gjitha nevojave, në paperspektivën e çfarëdo angazhimi i cili bëhet aventurë romantike mjaft e marrë, njeriu e pamundëson, i shpenzon mundësitë vetjake të tij, i mbyll horizontet e veta dhe i copëton vetë rrënjët e humanitetit.

Pikërisht për këtë arsye çdo aksion, çdo vërejtje, çdo mendim filozofik arrin në krizën kronike: kush jeni ju, ne e kemi mandatin, ne jemi të zgjedhurit e popullit, ne ua duam të mirën. Kujt dhe përse akoma i nevojitet mendimi vetjak i dikujt në këtë ekzistencë të zbrazët, në këtë mobilizim të përgjithshëm të të gjitha forcave totalitare në botë kundër individit dhe lirisë së tij?

Kriza sjell krizën, medoemos kriza e thellon krizën, jep absurditet. Mirëpo fiksimi dhe përshkrimi i thjeshtë i absurditetit bëhet edhe vetë absurditet. Ndërkaq, në esencë, fati i njerëzimit nuk ka ndryshuar. Të gjithë të fuqishmit, të gjithë apologjetët dhe të gjithë besimtarët paralajmërojnë fundin e saj. Me këtë rast harrohet se autentike është edhe sot, sikurse gjithmonë në të kaluarën e saj. Është mohim i të ekzistuarit të thjeshtë dhe një film, medium, në të cilin vizioni i ardhmërisë gjeti tablonë mendore të përqendruar të tij. Andaj ajo kurrë nuk mbetet në atë që është, por gjurmon atë që nuk është, prandaj ajo po udhëhiqet nga sundues për të ardhmen që nuk ka të mira për shumicën.

Në këtë të ardhmen është vendosur e gjithë historia e saj, kjo mbetet e neveritshme për atë që duan ta konservojnë atë që ekziston. Ajo e kaluara, edhe kjo e ardhmja tregon: Brunon e kanë kallur në turra drush, janë kalbur nëpër burgje Kampanela R. Bejkëni, Boetiusi, Dideroi, Gramshi, Lenin, Mori, Okami etj., janë persekutuar, mallkuar me anatema të rënda, janë tredhur, janë shitur si skllevër, janë akuzuar me akuza të ndryshme, janë dëbuar nga të gjitha regjimet dhe partitë si heretikë ata që prishin rininë dhe po ngjallnin dyshime (Abelardi, Aristoteli, Bejli, Blohu, Kardanusi, Dekarti, Engelsi, Frizi, Lajzegangu, Llukaçi, Marksi, Platoni, Raseli, Sokrati), e shumë e shumë të tjerë. Të rralla janë ato vepra e të cilave nuk janë ndaluar në ndonjërin nga indekset e mundshme.

Por prapëseprapë, pa marrë parasysh të gjitha ato errësira, ndalesa dhe kërcënime, pa marrë parasysh rraskapitjet njerëzore, qetësimit, mendimi kritik njerëzor nuk u shtyp dot. Duke rrëshqitur, ai depërtonte me mjerimin e të dëmtuarit, me përbuzje dhe ironinë e së përditshmes banale, por me dinjitetin që vdes, për të vërtetën vetjake dhe të pakorruptuarit. Mundësia e paragjykimit autentik është “mohim i vazhdueshëm i asaj se do ta zhdukë lirinë” (Hegeli). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori