LAJMI I FUNDIT:

Menaxhimi paqësor i një “konflikti shpërthyes” në veri, Wigermark: Shembull i bashkëpunimit ndërmjet Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it

Menaxhimi paqësor i një “konflikti shpërthyes” në veri, Wigermark: Shembull i bashkëpunimit ndërmjet Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it
Foto: Arkiv

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka folur lidhur me sigurinë në veri të vendit, duke thënë se kishte një bashkërendim të ngushtë ndërmjet tre ofruesve të sigurisë në Kosovë: Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it

Wigermark në një postim në rrjetin social në Twitter ka thënë se bashkërendimi i ngushtë ndërmjet tre ofruesve të sigurisë në Kosovë, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it gjatë krizës së fundit në pjesën veriore të Kosovës është një shembull tipik i bashkëpunimit efektiv civil dhe ushtarak.

“Bashkërendimi i ngushtë ndërmjet tre ofruesve të sigurisë në Kosovë: Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it gjatë krizës së fundit në pjesën veriore të Kosovës është një shembull tipik i bashkëpunimit efektiv civil dhe ushtarak për menaxhimin paqësor të një konflikti shpërthyes”, ka shkruar ai në Twitter.


Ndryshe, për 20 ditë me radhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi.

Barrikadat u vendosën në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici serb të Kosovës, i cili, sipas autoriteteve të Kosovës, dyshohet për organizimin e një sulmi ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Por, serbët vendosën të heqin barrikadat pasi Dejan Pantiqit iu ndryshua masa e sigurisë nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Po ashtu, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, gjatë një takimi në Rashkë të Serbisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 28 dhjetor deklaruan se kanë marrë garanci që kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori