Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka rikthyer sot në seancën solemne të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë që ish-kryeministri Hashim Thaçi e lexoi më 17 shkurt 2008.
“Më lejoni, që duke ndjerë rrahjen e zemrave të stërgjyshërve tanë, unë me nderin dhe privilegjin më të madh, do të lexoj Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate, shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.
Krasniqi tha se në historinë e Kuvendit të Kosovës, nuk ka fjalë e lajm që është pritur më gjatë.
“Fjalë që peshojnë përherë njëjtë në zemrat e qytetarëve të Kosovës, që përmbledhin një rrugëtim të gjatë historik, një vetëdije të gjerë shoqërore, një kërkesë të drejtë e legjitime politike dhe një aspiratë për t’i dhënë Kosovës emrin e saj të vërtetë: shtet i pavarur e sovran. Çdo 17 Shkurt, kur përsëritet kujtesa e asaj dite historike, e ndjej peshën që kemi pasur të gjithë ne, që fati na zgjodhi për ta nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë, si diçka që na mbanë të lidhur për atë rrugëtim e atë vetëdije”, tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së tha se historia e Kosovës moderne është e lidhur me emrat e çlirimtarëve që gjenden në Hagë për të mbrojtur të vërtetën e luftës së UÇK-së, e veçmas me ish-Kryeministrin dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarë të tjerë, sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për të vërtetën e luftës sonë për liri.Do të duhej të ishin në këtë sallë bashkë me ne, në një rast solemn si ky që përkujton një ngjarje kaq madhore, protagonistë të së cilës ishin pikërisht ata vetë. E ndonëse ata nuk janë me ne fizikisht, vazhdojnë të mbesin në zemrat e qytetarëve të Kosovës. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi as mëdyshje se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë. Historia e Kosovës moderne, është e lidhur me emrat e tyre, dhe veçmas me ish-kryeministrin dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, pa emrin e të cilit, 17 shkurti 2008 si datë dhe shpallja e pavarësisë si ngjarje, nuk mund të kuptohen as si të plota, e as si të sakta”, shtoi Krasniqi.
Ai kujtoi me mirënjohje të gjithë brezat e atdhetarëve që nuk u dorëzuan as përballë Jugosllavisë, as përballë regjimit të Millosheviqit.
“Shaban Polluzha, Adem Demaçi e Ibrahim Rugova, janë shenja të spikatura të kësaj rruge të qartë liridashëse, demokratike e perëndimore, ndaj kontributit të të cilëve, do të jemi përgjithmonë mirënjohës. Por kjo rrugë, ka pasur edhe një epokë kulmore, në të cilën kanë rënë më meritorët e lirisë dhe shtetit tonë. Djem e vajza të këtij populli që u vunë në mbrojtje të atdheut, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte jo vetëm ushtri, por edhe vetëdije. E cila si vetëdije, bashkonte atë çfarë dukej e përçarë, duke i dhënë kuptim e guxim rezistencës tonë kolektive kundër dhunës e okupimit. Të paharruar janë e do të mbesin përgjithmonë dëshmorët e UÇK-së, me heronjtë që i prinë kësaj epoke, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari”, tha lideri i PDK-së.
Krasniqi uroi që 15 vjetori i shënimit të Pavarësisë të shërbejë si moment reflektimi për t’u përkushtuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ky 15 vjetor, le të na shërbejë si një moment reflektimi për të marrë përgjegjësitë që na takojnë, që Kosova të mos ndalet, as nga rruga, as nga qëllimi, e as nga përpjekja. Ndërsa festojmë këtë ditë të shënuar, le ta ripërtërijmë përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të punuar së bashku për vendin tonë. Që të sigurohemi se Kosova do të mbetet e forcohet si shtet i fortë dhe i begatë, si një fanar shprese për qytetarët tanë dhe si një simbol i lirisë dhe demokracisë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, tha ndër të tjera Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit