Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Përputhen”, Melisa Lleshi u bë pjesë e edicioni të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo qëndroi për disa javë në shtëpinë e famshme dhe aty krijoi disa lidhje miqësore me disa prej banorëve, por më së shumti me banorët Mbresa dhe Blasta, madje me këtë të fundit u tha se edhe kishte një raport më të afërt pas përfundimit të BBVK.
Por, tashmë me të dy thuhet se është distancuar dhe në një pyetësor që ka realizuar me fansat në Instagram u duk që e ka konfirmuar këtë.
Në pyetjet që iu bënë nuk munguan as ata për Big Brother ku ajo tregoj se për cilën banore ajo e ka ruajtur respektin.
Melisa tha se banorja tjetër nga Shqipëria ishte e vetmja sipas saj që nuk ka folur pas shpine dhe prandaj e vlerëson si person.
“Kur kam dalë kam parë se çfarë është thënë e çfarë është bërë në momente kur unë nuk kam qenë prezente në disa ambiente të shtëpisë dhe kam vënë re që e vetmja që nuk ka folur diçka për mua, që unë nuk e dija pas shpine ka qenë pikërisht Vivi. Madje më duket nuk ka folur kurrë për mua pas shpine prandaj e vlerësoj shumë si vajzë dhe e kam shumë xhan”, është shprehur Melisa.
Ndryshe, kujtojmë që fitues i çmimin të madh prej 160 mijë eurosh i Big Brother VIP Kosova u shpall reperi nga Shqipëria, Stresi. /Telegrafi/