Policia zbuloi gjithçka ndërsa kontrolloi qelitë, teksa po përgatitej të transferonte të dënuarit në një burg të sigurisë maksimale.

Mësohet se në disa qeli, të burgosurit jetonin me bashkëshortet e tyre dhe argëtoheshin duke vënë baste në betejat mes shpendëve.


Autoritetet bënë të ditur se nuk ishin në dijeni të sesi prostitutat dhe objektet e tjera të ndaluara kishin hyrë në burg, ndërkohë që nisën hetimet për këtë çështje. /Telegrafi/