Meksikë, 12 viktima nga shpërthimi i fishekzjarrëve

Shpërthimi ndodhi gjatë një festimi fetar në Jesus Tepactepec, një fshat në shtetin e Tlaxcala. Fshatarët ishin duke marrë pjesë në një kortezh, kur një fishekzjarr u ndez papritur brenda automjetit, transmeton TCH.
14 ambulanca, një njësi lëvizëse mjekësore dhe 2 helikopterë të ndihmës së shpejtë u dërguan në fshat për të ndihmuar të plagosurit. Shumë prej tyre janë dërguar në spital, në shtetin federal fqinj meksikan Pueblo.
“Zot, kjo është një tragjedi”, tha peshkopi i Tlaxcala, Francisco Moreno, i cili ishte prezent në vendngjarje gjatë shpërthimit.
Guvernatori i shtetit, Mariano Gonzalez urdhëroi të gjitha spitalet e rajonit të trajtojnë viktimat e shpërthimit.
“Njerëzit ishin duke marrë pjesë në një kortezh fetar në Jesus Tepactepec, kur një raketë mori zjarr në kamionin e ngarkuar me një sasi të madhe fishekzjarrësh”, tha drejtori i mbrojtjes civile për shtetin e Tlaxcalas, Jose Mateo Morales.
Ai tha se numri i viktimave mund të rritet, pasi rrugët ishin plot me njerëz, që po përgatiteshin për festimet e shenjtorit Jesusito. /Telegrafi/





















































