Site icon Telegrafi

Mekanikja që po çmend rrjetin me paraqitjen e saj, thotë se njerëzit nuk e marrin seriozisht për punën që bën

Një model me thonj super të gjatë – e cila ka punuar si mekanike për shtat vjet – ka treguar se është gjykuar vazhdimisht në fushë për paraqitjen e saj ekstravagante.

Peyton Cicconi, 25-vjeçare, nga Oakland, Kaliforni ka shpenzuar më shumë se 6,000 dollarë për thonjtë e saj në pesë vjetët e fundit, dhe refuzon t’i shkurtojë ato, ose të bëjë kompromis me stilin e saj, për punë.

Modelja vesh geta rrjete dhe minifunde kur punon me makina, nga rregullimi i motorëve deri tek montimi i rrotave të reja.

Por mekanikja ka treguar se pavarësisht gati një dekade përvojë ajo ende nuk merret seriozisht për punën që po bën në një fushë të dominuar nga meshkujt.

“Unë përballem me shumë vështirësi në industri si një grua pasi burrat më nënçmojnë”, tha influencuesja e cila ka më shumë se 1.2 milionë fansa në TikTok.

“Kur fillova kursin tim të teknikut të automobilave, isha e vetmja grua në të gjithë klasën time prej 100 personash”.

“Ishte gjithashtu e vështirë që punëdhënësit të më merrnin seriozisht”. /Telegrafi/

Exit mobile version