LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Strategjia e Sigurisë Kombëtare do të sillet së shpejti në Kuvend

Mehaj: Strategjia e Sigurisë Kombëtare do të sillet së shpejti në Kuvend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Strategjia për Sigurinë Kombëtare do të sillet shumë shpejtë në Kuvend.

Ai gjatë debatit të sotëm për sigurinë në vend, foli edhe për Fondin e Sigurisë për FSK-së, për çka tha se është një mbështetje për ushtrinë.

“Fondi i Sigurisë është një mbështetje plus, ju e dini se ushtria çfarëdo mbështetje që ka ushtria është e nevojshme. Strategjia nuk varet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, por është e gjithë Kosovës, andaj është në harmonizim e sipër dhe do të sillet shumë shpejt edhe në Kuvend”, theksoi Mehaj, transmeton KP.


Ai tha se gjatë mandatit të tij qeverisës janë ngritur kapacitetet për blerjen ushtarake.

“Kemi ngritur kapacitetet për blerjen ushtarake më herët. Rritja e buxhetit tregon gatishmërinë e Qeverisë për forcimin e ushtrisë. Bashkëpunimi ndërkombëtar, marrëveshje bilaterale ndërkombëtare, aftësinë por edhe përgatitjen e grupit ndër-institucional për rrugën drejt partneritet për paqe”, shtoi ai.

Tahiri dyshues për Fondin e Sigurisë: Lë mandatin e deputetit nëse janë grumbulluar më shumë se dy milionë euro
Lexo po ashtu Tahiri dyshues për Fondin e Sigurisë: Lë mandatin e deputetit nëse janë grumbulluar më shumë se dy milionë euro

Duke iu kundërpërgjigjur deputetëve për aktivitetet e tij, ministri Mehaj tha se asnjëherë s’ka ndarë mirënjohje për letërsi, por për njerëzit që kanë kontribuar për çështje kombëtare.

“S’kemi ndarë mirënjohje për letërsi, por kemi ndarë mirënjohje për njerëzit që kanë kontribuar për çështje kombëtare”, tha ai.

Mirëpo, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i tha ministrit Mehaj se në asnjë nen nuk është i autorizuar të shpërndajë mirënjohje dhe dekorata.

“Në asnjë nen nuk je i autorizuar të shpërndash mirënjohje dhe dekorata”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori